Keni dëgjuar për Kiryas Joel? Vendi me shumicë dërrmuese të komunitetit Haredi, me rreth 22.000 banorë, i vendosur në gjysmë të rrugës në mes të New York City dhe Poughkeepsie, ka deri më tani popullsinë me moshë më të re mesatare të ndonjë komune në SHBA, dhe më të renë në çdo qendër banuese me mbi 5000 banorë në SHBA.
Banorët e Kiryas Joelit, si ato të komuniteteve të tjera Haredi hebraike, në mënyrë tipike kanë familje të mëdha.
Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2008, ky vend ka shkallën më të lartë të varfërisë në nivel kombëtar – më shumë se dy të tretat e popullsisë jetojnë nën nivelin e varfërisë federale dhe rreth 40 për qind e tyre marrin ndihma sociale sipas portalit Patheos.
Vendi me rritje të shpejtë ka qenë shpesh subjekt i mediave jo vetëm për dallimet, por edhe për shkak të mënyrës se si kjo komunë e ka ngritur distriktin e vetë shkollor.
Përveç kësaj, Kiryas Joel është shoqëruar shpesh për 25 vjet nga akuzat e përsëritura për manipulim të votave dhe mashtrime të tjera zgjedhore të kryera nga Haredi.
Në këtë vend me “mbi-devotshmëri” dhe “ultra-konservatorë”, gratë janë të përjashtuara nga vozitja e makinave, ka shkruar Frimet Goldberger, e cila deri tani është rritur atje.
Burimi: http://www.patheos.com/blogs/friendlyatheist/2015/01/23/this-is-not-saudi-arabia-in-one-new-york-town-women-arent-allowed-to-drive/