Periudha e verës sjell me vete edhe sandalet dhe veshmbathje të ngjashme të hapura. Gishtat, thonjtë dhe thembrat i kemi të ekspozuar në shikimet e huaja, prandaj kujdesi për trupin është thelbësor nëse dëshironi të dukeni mirë, ndërsa higjiena është e obligueshme!
Nëse ju mundon era e keqe e këmbëve ju sjellim disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë, pavarësisht se a vishni atlete të lehta apo sandale të hapura.
Çfarë çorapesh të vishni?
A e keni ditur që secila shputë përmban më shumë se 250.000 gjëndra djerse? Vetvetiu djersa nuk ka aromë, por krijon terren të frytshëm për bakteret të cilat përhapen lehtë dhe krijojnë kundërmimin. Materialet e caktuara mund t’i kontribuojnë djersitjes së sforcuar, sepse pamundësojnë “ajrosjen” e rregullt të shputave, prandaj mjekët këshillojnë çorapet prej pambukut dhe shmangien e atyre të materialeve artificiale, si poliesteri ose najloni.
Çfarë këpucësh të mbathni?
Edhe pse shputat e zbathura nënkuptojnë edhe më pak djersitje për shkak të çorapeve, nga ana tjetër ato mund të nënkuptojnë më shumë djersitje për shkak të materialit nga i cili janë bërë këpucët. Këpucët nga antilopi ose materialet plastike përmbajnë më shumë lagështi, çka do të thotë që bakteret përhapen më lehtë dhe shkaktojnë djersitje dhe kundërmim të këmbëve.
Nëse vendosni për sandale ose mbathjen e këpucëve të mbyllura pa çorape, atëherë brendësinë spërkateni me antiperspirant ose pudër të fëmijëve para mbathjes.
Ndërroni këpucët
Pavarësisht llojit të këpucëve që vishni, mundohuni që të mos i përdorni të njëjta çdo ditë. Kjo nuk ka të bëjë me modën, por është kujdes higjenik. Nëse në mbrëmje duhet të dilni, po ashtu vishni një palë këpucë të tjera dhe jo ato që i keni veshur në mëngjes ose ditën.
Këpucët ajrosni mirë para se t’i lini në dollap – mos i futni derisa janë të lagështa nga djersa.
Shputat mbani të pastra dhe të thara
Masa më e mirë për parandalim e aromës së keqe është higjiena e mirë. Përdorni sapun antibakterial për të pastruar në detaje shputat – dhe atë çdo ditë!
Pas dushit thani mirë me peshqir shputat dhe kushtoni kujdes të madh në hapësirat në mes gishtave. Shputat tuaja duhen të jenë të thara, sepse në këtë mënyrë parandaloni shanset për kërpudhat, të cilat më së shumti kanë sukses në mjedis të lagësht.
Bëni rregullisht piling të shputave për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës ose për të zgjedhur problemin e lëkurës së trashur, transmeton Koha.net. Pas zbutjes së thembrave, përdorni losion hidratues.
Shtresat
Shtresat me karbon aktiv dhe sodë bikarboni mund të japin ndihmesë të madhe nëse dëshironi të largohet kundërmimi i keq dhe t’i mbani shputat e thata.
Mënyra natyrale
Nëse dëshironi të largoni erën e keqe, në kovë përzini ujin dhe uthullën në proporcionin 2:1 dhe disa minuta zhytni shputat për të neutralizuar erën. Njëlloj kështu çdo ditë mund të shijoni dushin për shputa, i cili përbëhet nga çaji i zi shumë i fortë. Lëreni që të ftohet dhe zhytni shputat gjysmë ore – tanina nga çaji eliminon bakteret dhe mbyll poret në shputa.