Pasojat që mund të keni nga statuset në Facebook

Mesazhet dhe komentet flirtuese që gjenden në faqet e Facebook-ut po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme mes çifteve. Ndërkohë, firmat kompjuterike po fitojnë gjithnjë e më shumë para duke krijuar pajisje kompjuterike që lejojnë bashkëshortët dyshues që të spiunojnë në mënyrë elektronike aktivitetet e dikujt në internet.

Një 35-vjeçare madje zbuloi se bashkëshorti i saj po divorcohej me të nëpërmjet Facebook-ut.

Organizatorja e konferencave, Emma Brady u trondit, kur mori vesh se martesa e saj kishte marre fund, pasi lexoi statusin e bashkëshortit të saj që thoshte: “Neil Brady i ka dhënë fund martesës me Emma Brady”.

Vitin e kaluar një 28-vjeçare i dha fund martesës së saj pasi zbuloi se i shoqi po kalonte një marrëdhënie virtuale me dikë që nuk e kishte takuar kurrë. Any Taylor, 28 vjeçe u nda nga David Pollard, pasi zbuloi se ai po flinte me një shoqëruese në lojën “Second Life”, një botë virtuale, ku njerëzit krijojnë një personalitet të ri, transmetojnë mediat.

Rreth 14 milionë britanike besohet se përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me miq të vjetër ose për të bërë miq të rinj.

Popullariteti i rrjetit social “Friends Reunited” para disa vjetësh u fajsua për rritjen e divorceve, shkruan botasot.info, duke qenë se bashkëshortët e bezdisur e përdornin për të kontaktuar ish të dashurit e dikurshëm./

Artikulli paraprakJa si ta nxirrni thoin e futur në mish, pa operacion
Artikulli vijuesMalishevë: I dehuri sulmon një grua