Gjatë ditës së djeshme nga një plumb qorr në Gostivar, është plagosur në këmbë 74-vjeçari Q.M. nga fshati Banjicë e poshtme e Gostivarit.
Plumbi qorr të moshuarin e ka goditur derisa ai ka qenë duke punuar në arën e tij. Q.M. është dërguar në Qendrën klinike në Tetovë, por për shkak të seriozitetit të plagëve ai është transferuar në Qendrën klinike të Shkupit.
Policia është duke i ndërmarrë masat e nevojshme për zbardhjen e tërësishme të rastit.