Presidenti iranian, Rouhani: Sanksionet do të hiqen në tërësi, nuk do të pezullohen

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se bota nuk ka një opsion tjetër përpos që të dakordohet me fuqinë bërthamore.
 
 
TEHERAN (AA) – Heqja dhe jo pezullimi i sanksioneve ishte në fokus të bisedimeve mes Iranit dhe grupit 5+1, tha presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
“Gjatë negociatave kemi diskutuar heqjen e sanksioneve ekonomike, financiare dhe bankare. Nuk kemi negociuar për pezullim të sanksioneve”, tha Hassan Rouhani, citon agjencia e lajmeve të Republikës Islame të Iranit, IRNA.
 
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf tha të premten se sanksionet e vendosure nga SHBA dhe Bashkimi Europian, do të pezullohet për shkak se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi se Irani ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në lidhje me programin bërthamor.
 
“Pezullimi është hapi i parë. Në kushtet e sanksioneve të SHBA-së, pezullimi i tyre dhe shfuqizimi më vonë do të sigurojë që Irani përmbushë detyrimet e saj,” tha Harf.
 
Rouhani ka thënë se në qoftë se palët bisedojnë në lidhje me pezullimin, dhe jo heqjen e sanksioneve marrëveshja nuk do të arrihet.
 
“Bota e di se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç të dakordimit me Iranin”, tha Rouhani.
 
Të enjten në mbrëmje, Irani dhe grupi 5+1 (Shtetet e Bashkuara, Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe Gjermania) arritën marrëveshjen kornizë paraprake me qëllim të pezullimit të programit bërthamor të Iranit. Afati i fundit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare është 30 qershori.
 
Presidenti amerikan Barak Obama përshëndeti bisedimet, duke theksuar se janë të një rëndësie historike dhe vuri në dukje se palët kanë edhe shumë punë për të bërë.
 
Ndërkohë, Rouhani tha se Irani kryen pasurimin e uraniumit me qëllim të zhvillimit të vendit, dhe jo që të paraqes kërcënim për vendet fqinje. “Me këtë marrëveshje, të gjitha sanksionet ndaj Iranin do të hiqen dhe do të fillojë një epokë e re,” tha Rouhani.kohaislame
Artikulli paraprakRama kërcënon: BE t’i hap rrugë Kosovës ose ndodh bashkimi
Artikulli vijuesBosch: Serbët e Kosovës gëzojnë të drejta, më shumë se çdo minoritet tjetër në botë