Nuk ju shijon ushqimi, pa atë salcën pikante, por jeni të shqetësuar mos ju bënë keq? Po sikur të mësonit se “vaktet e zjarrta” ndikojnë pozitivisht në metabolizmin tuaj dhe jo vetëm?
Hulumtimet kanë treguar se ushqimet pikante mund të përmirësojnë shëndetin e trurit.
Ushqimi pikant forcon lidhjet mes qelizave të trurit.
Specat e kuq përmbajnë një kompleks të njohur si apigenin, i cili forcon lidhjet mes qelizave të trurit. Hulumtime të tjera kanë treguar se apigenin, mund të jetë një agjent i fuqishëm që ndikon në ruajtjen e funksioneve kyçe të trurit të tilla si: kujtesa dhe të mësuarit, transmeton Living.
Kjo, nga ana tjetër, mund të sigurojë mbrojtje kundër çrregullimeve si Alzheimer, sëmundja Parkinson, dhe disa çrregullime mendore si skizofrenia.
Një studim masiv i kryer nga hulumtuesit në Harvard, sugjeron se ushqimi pikant mund të ndikojë në cilësinë e jetës suaj.
Në mënyrë të veçantë, njerëzit që hanë speca djegës disa herë në javë, ulin rrezikun e vdekjes me 14%.
Është menduar se capsaicin, një kompleks që gjendet tek specat, ka një efekt pozitiv në metabolizmin e njeriut dhe ul direkt rrezikun e zhvillimit të një sërë sëmundjesh, duke përfshirë edhe kancerin.