Pse piloti gjerman që rrëzoi Aeoroplanin nuk u shpallë terrorist ende?

Ndihmës-piloti i avionit “Germanwings”, ka bllokuar komandantin e tij jashtë kabinës para se qëllimisht ta përplaste mjetin me një faqe të malit në Alpet franceze, ku humbën jetën 150 persona nga shtete të ndryshme të botës.
 
Prokurori francez, Brice Robin dha detaje të mëtejshme rrëqethëse për atë se çfarë ka ndodhur për 8 minuta në kabinë, para se avioni “A320 Airbus” të përplasej dhe të shkaktonte tragjedinë.
 
Duke zbuluar të dhëna të nxjerra nga regjistruesi i kutisë së zezë të avionit, ai tha se ndihmës-piloti, i identifikuar si 28-vjeçari gjerman, Andreas Günter Lubitz, ka bllokuar kapitenin e tij jashtë kabinës, edhe pse përpiqej ta shpërthente derën duke kuptuar se diçka po ndodhte.
 
Në këtë pikë, Lubitz ka shkaktuar zbritjen e shpejtë të avionit, diçka që mund të bëhet vetëm me dorë, sipas hetuesve.
 
“Qëllimi ishte që të shkatërronte aeroplanin. Vdekjet ishin të menjëhershme. Avioni goditi malin në 700 km në orë”, – tha Robin.
 
“Unë nuk mendoj se pasagjerët kanë kuptuar se çfarë po ndodhte deri momentet e fundit, sepse në regjistrim dëgjohen britma vetëm në sekondat e fundit”,- vijoi ai.
 
Komandanti i avionit, i identifikuar nga mediat lokale si një shtetas gjerman, babai i një fëmijë, Patrick S, dëgjohet duke kërkuar të futet në kabinë, por ai nuk merr asnjë përgjigje.
 
Andreas Lubitz, 28 vjeç, me origjinë nga Montabaur, ishte me shtetësi gjermane dhe nuk është sinjalizuar kurrë si një terrorist i mundshëm”, ka deklaruar prokurori Robin
 
Pas publikimit të fakteve, hija e vetëvrasjes por edhe ajo e një atentati, kanë filluar të mbulojnë motivet e tragjedisë. Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, hetimi mbi sigurinë ajrore mund të kthehet shumë shpejt në një hetim kriminal, transmeton gazeta Shqip.
 
Opinionisti Shpend Kursani, në profilin e tij personal komentoi mbi ngjarjen: 
 
“Ngjarje e dhimbshme vertete e paparashikuar qe nje ko-pilot me qellim e rezon aeroplanin me 150 veta frown emoticon.
Cka po me pelqen ketu, megjithate, eshte qe kesaj nuk po i thone akt terrorist, hap i pare drejte heqjes se ketij termi nga kushedo qe rezon aeroplana me qellim, ne kete rast kemi nje gjerman qe e beri kete, dhe ne nje rast tjeter ndoshta do ta kemi nje arab qe e bene te njejten gje. Ne asnjerin nga keto raste pra nuk bene te perdoret termi politik “terrorist”. Per idhetaret qe thone se ky term duhet vazhdu te perdoret, i ftoj ta cilesojne ko-pilotin gjerman si terrorist. Por ftoj qe mos ta beni nje gje te tille se eshte e padrejte.”
Artikulli paraprakPse piloti gjerman që rrëzoi Aeoroplanin nuk u shpallë terrorist ende?
Artikulli vijuesPeticion për kthimin e Dr. Shefqet Krasniqi si imam dhe ligjërues në Xhaminë e Madhe!