Raufi:”Janeva mund t’i lirojë të dënuarit e “Monstrës”

Në emisionin 10 minuta avokati Naser Raufi tha se prokuroria speciale tashmë është duke e hetuar rastin “Monstra” dhe sipas tij, ajo mund t’i lirojë të dënuarit duke u bazuar në përgjimet që ajo i posedon.

“Ne me kontaktin që kishim me prokurorinë speciale mundeshim të vërtetojmë se Prokuroria speciale e ka përgatitur shumë mirë këtë rast dhe e di në detaje. Ajo është e njoftuar me rastin dhe mendoj që përgjimet që i posedon prokuroria speciale, mund të bëjnë që të dënuarit të lirohen.”

“E vërteta vonon por del në shesh” kështu u shpreh avokati Naser Raufi për rastet Monstra, Sopoti dhe Lagjja e trimave, që sipas tij që të tre rastet janë procese të montuara.

“Këto procese që i përmendëm Monstra, Sopoti dhe Lagja e trimave, janë sigurisht procese të montuara dhe mendoj që me një interval kohor shumë të shkurtër do të vij e vërteta”.

Avokati Naser Raufi u shpreh i sigurt se edhe për rastin “Lagjja e trimave” ka përgjime telefonike, por sipas tij ato janë të selektuara, pasi mungojnë përgjimet e të gjithë faktorëve të involvuar.

“Kishim atë moment që të akuzuarve iu plotësua ajo mundësi që sipas ligjit ti shohin provat. Unë si avokat mund të them që këtu pak edhe provat kanë qenë me selektivitet. Diktohet që mungojnë provat që kanë të bëjnë me të punësuarit e shërbimit sekret. Kemi telefonatat që janë përgjuar vetëm të akuzuarit, por jo edhe telefonatat e faktorëve tjerë që janë involvuar në këtë rast”.

Sipas Raufit, ankesa për të dënuarit e rastit të Kumanovës është ende te Gjyqi i apelit dhe në periudhën e ardhshme pritet përgjigje nga prokuroria e lartë.

https://www.youtube.com/watch?v=d2O01nhlQzg

Artikulli paraprakKurtz: Vendimtare në gjithë këtë situatë me refugjatët është Greqia
Artikulli vijuesMaqedonasja që u konvertua në islam martohet me boshnjakun Jasmin Fetahoviç (Foto)