Aktivistët e Sirisë thonë se katër spitale në qytetin e shkatërruar nga lufta, Alepo, janë bombarduar nga sulmet ajrore të qeverisë së Sirisë pardje, duke rrezikuar ndërprerjen e trajtimit mjekësor për afro 200 mijë civilë, që jetojnë në hapësirat e kontrolluarara nga grupet kryengritëse.
Aktivistët thanë mbrëmë se sulmet ajrore kishin filluar natën më 23 korrik dhe kishin zgjatur deri në mëngjes dhe se në mesin e pesë të vrarëve ishte një fëmijë.
Rusia, aleate e regjimit sirian, rregullisht i ka marrë në shënjestër hapësirat nën kontrollion e kryengritësve në qytetin Alepo, me sulme ajrore.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në rrjetin Twitter ka thënë se raportet për sulmet në Alepo janë “lajme tmerruese”.