Rëndesia e organizimit

0
223

Për ta organizuar veten tonë duhet t’i vejmë në rend aktivitetet tona, mendimet dhe ndjenjat, qëllimet dhe kohën tonë. Për t’i organizuar aktivitetet tona duhet bërë planin e punës. Psikologët dhe pedagogët pajtohen që për mësim efikas nevojitet plani i punës, gjegjësisht të mësimit dhe që plani së bashku me realizimin, paraqet parakusht të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të mira. Kështu është edhe me aktivitetet tjera të cilat ndahen në individuale (personale), familjare dhe të punës. 

Aktivitetet e natyrës personale kanë të bëjnë kryesisht me realizimin e nevojave themelore njerëzore. Familjare kanë të bëjnë me realizimin e nevojave (veçanërisht sociale) të anëtarëve të familjes me të cilët jetojmë, ndërsa ato të punës janë të lidhura me obligimet e punës.

 

Si t’i balancojmë këto?

Më e rëndësishme është që obligimeve tuaja t’i qaseni me dashuri dhe me një dozë përgjegjësie. Këtu ka rëndësi dëshira, dhe natyrisht organizimi i mirë. Që të jemi mirë të organizuar, me rëndësi është që obligimet tona t’i kryejmë menjëherë nëse kjo është e mundur. Largohuni nga zgjatja e realizimit të çdo gjëje. Fjala e njohur: “Nesër do ta bëjë”, shumë lehtë do të na kthejë nga kryerja e një pune të rëndësishme, si dhe mund ta çrregulloj harmonin e aktiviteteve tjera apo që karakterit tuaj t’i jap edhe një cilësi – pa përgjegjësi!

 

Organizoni mendimet tuaja 

T’i organizojmë mendimet tona, d.m.th. t’i orientojmë në planifikim dhe realizim të asaj që realisht mundemi dhe duhet ta bëjmë. Nëse i drejtojmë mendimet tona në atë çfarë është dashur të bëjmë më parë, do të kemi bllokadë të realizimit të asaj që tani duhet ta bëjmë. Njësoj është edhe të menduarit për ardhmërinë. Jetoni dhe mendoni për të tanishmen, për momentin e jetës tuaj të jetës gjersa zgjatë. Mos jetoni as në të kaluarën as në të ardhmen. Kjo mund të shkaktoj lëshim të shumë gjërave në jetë.

 

Organizoni emocionet tuaja 

Por, që njeriu të plotësoj veten, nuk mjafton me të jetë vetëm racional: “Mendoj pra ekzistoj” (siç ka thënë Dekarti). Por edhe emocionet janë pjesë e ekzistencës njerëzore dhe faktor i rëndësishëm në distinkcionin e njerëzve si individ. Mirëpo edhe në emocione nuk është e preferuar të shkohet në skajshmëri. Pra, mos me qenë tepër i përzemërt, i hapur, dhe as tepër i ftohtë dhe i mbyllur. Duhet organizuar ndjenjat tona d.m.th. të dimë si të reagojmë në momentin e duhur, si t’i paraqesim ndjenjat tona dhe në çfarë mase t’i i kultivojmë ndaj dikujt. 

Emocionet janë ngushtë të lidhura me cilësitë e personalitetit. Keni kujdes që xhelozia, zilia dhe zemërimi, mos e dhashtë Zoti urrejtja, mos të preokupojnë në atë masë që t’i nxisin emocione pozitive tek ju, dhe në mënyrë analoge edhe cilësitë e personalitetit. 

Të jeni gjithmonë të ndishëm në vuajtjet e tjetrit, dhembjet dhe fatkeqësitë e tjerëve. Mos lejoni të jeni indiferent në fytyrën e përlotur të fëmiut ose në shprehjen e mrrolur dhe të pikëlluar të afërmve tu, farefisit, miqve, fqinjëve… 

Gjithashtu, mos ia lejoni vetit, që të reagoni në mënyrë impulsive dhe që t’u bartin emocionet tuaja, para se të mendoni mirë dhe të merrni gjykim real.

 

 

Përsëri të keni parasysh ‘mesin e artë’

Emocionet janë ngushtë të lidhura me disponimin, andaj duhet pasur kujdes edhe në këtë që ato të mos ju vërshojnë në atë masë që të diktojnë në disponimin tonë dhe marrëdhëniet ndaj tjerëve. 

Pakënaqësinë dhe brengosjen gjithmonë leni anash, sepse aspak nuk do t’u ndihmojnë në zgjidhjen e situatës ose problemit. Energjia pozitive, me të cilën duhet të rrezatoni me siguri do t’u pëlqej si shëndetit tuaj mental ashtu edhe fizik. Është e njohur që emocionet negative ndikojnë keq në punën e organeve tona të brendshme. 

Ekzistojnë një varg të ashtuquajturave sëmundje psikosomatike të shkaktuara në bazë emocionale. 

Mendoni mirë, a thua brengosja e tepruar, pakënaqësia, frika nga varfëria, e panjohura dhe të ngjashëm, vlejnë me dhembjen që do t’ju shkaktoj ulçeri në lukth, zorrën dymbëthjetëgishtore etj. Ngase, mu këto sëmundje janë shkak i ndjenjave negative të përmendura. 

Në anën tjetër, ndjenjat pozitive, jo vetëm që ndikojnë esencialisht në citalitetin psikofizik dhe shëndetin e mirë, por do të veprojnë në mënyrë afirmative edhe në gjithë ata që ju rrethojnë. 

Për këtë, mundohuni që vala e energjisë pozitive ta përcjellë në çdo situatë.

 

Organizoni aktivitetet tuaja

Nëse keni qëllime pozitive në çështjet e emocioneve, me siguri do t’i keni edhe në çështjet e aktiviteteve dhe mendimeve tuaja. 

Pra, për të gjitha këto nevoitet motivimi. Ajo vënë në lëvizje çdo gjë që bëni. Kjo sferë konative apo e dëshirës së individit, është gjithashtu pjesë përbërëse e personalitetit, dhe në masë të madhe i determinojnë. 

Me fjalë tjera, nëse keni predispozicion të mirë të arrini dituri të caktuar, të punoni, të veproni (e me këtë) të ndiheni mirë, të kultivoni emocione pozitive, për të gjitha këto nevojitet dëshira. Për këtë organizimi i qëllimeve tuaja, motivet, interesimet e gjithë asaj që bënë fuqinë lëvizëse të individit është e rëndësishme për të gjithë ne. Duhet theksuar që nga qëllimi, dëshira e animit që të bëhet diç, e deri te realizimi i të paramenduarës, është rrugë e gjatë, por pa qëllim nuk ka as realizim. Dëshira e fuqishme, vazhdimësia dhe vendosmëria për të arritur këto cilësi le të jenë të parat për të cilat do të jemi të sigurt që janë pjesë e karakterit tuaj. Vetëm atëherë do të mund të ballafaqoheni me problemet jetësore duke u përgjigjur në mënyrë adekuate.