Rihapet xhamia e restauruar e Emin Pashës në Prizren

Me ceremoninë festive në të cilën, përmes video-konferencës, mori pjesë edhe kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot në Prizren është rihapur xhamia e restauruar e Emin Pashës, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Turqisë i cili Kosovën e konsideron si një vend vëllazëror dhe nuk kursen mjete për ta ndihmuar në rindërtim dhe zhvillim, përmes projekteve të shumta të financuara nga TIKA, sot parme s videolidhjes nga Ankara, përshëndeti popullin e kosovës dhe ia bëri me fat rihapjen e Xhamisë së rinovuar të Emin Pashës.

“Përshëndesim të gjithë të pranishmit, ministrat e qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e bashkësisë islame, nxënësit, mësuesit dhe vëllezërit tonë kosovar, dhe nga kryeqyqyteti i Turqisë, Ankara iu dërgojmë përshëndetje. Ju urojmë për rihapjen e kësaj xhamie të mrekullueshme të Emin Pashës dhe iu dëshirojmë fat. Ju qoftë për hajr”, tha kryetari i Turqisë Erdogan.

Në vazhdim ai luti mikun e tij, myftiun e Kosovës, Naim efendi Tërnavën që ta këndoj duanë e hapjes dhe më pas e dha sinjalin për prerjen ceremoniale të shiritit nga të gjithë së bashku, ministrat e Qeverisë së Kosovës: Agani, Yagcilar dhe Demiri, deputetët turk në Kuvendin e Kosovës, Myftiu i Kosovës Naim efendi Tërnava, ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç e shoqëruar edhe nga Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Selen Evcit, përfaqësuesit e TIKA-së, përfaqësuesit e Institutit Yunus Emre në Kosovë dhe pjesëtarët e kontingjentit të forcave ushtarake turke në kuadër të KFOR-it.

Xhamia e ndërtuar në vitin 1832 nga Emin Pasha, një nga xhamitë më të bukura në Kosovë, është rinovuar duke i falënderuar përkrahjes financiare të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA dhe sot, për nder të rivënies në shërbim të besimtarëve të fesë islame në Prizren, është organizuar një ceremoni madhështore në të cilën ishin prezent personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe shoqërore nga Kosova dhe mysafirë të nderuar nga Turqia.

Në fillim të ceremonisë, koordinatori i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Eyup Umutlu, theksoi se TIKA me realizimin qindra projekteve në fusha të ndryshme, po e ndihmon dhe përkrah zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës, ndërsa ruajtja e trashëgimisë kulturore është një nga fushave ku jo agjenci tregon kujdes më të veçantë.

“Sot jemi tubuar këtu për të bërë rihapjen e xhamisë së restauruar, ngase ruajtja e trashëgimisë kulturore është një fushë të cilës ne i kushtojmë rëndësi të madhe. Andaj, pjesëmarrja jonë në këtë ceremoni paraqet një kënaqësi të vecantë. Restaurimi i një xhamie si kjo e ka një kuptim të vecantë. Vendi nga i cili po ju flas tash, është vend në të cilin njerëzit tash e 200 vite kanë jetuar dhe i kanë kryer ritet e tyre fetare, ndërsa në Kosovë ka xhami edhe më të vjetra dhe këto vepra arti janë dëshmi se muslimanët këtu ekzistojnë me shekuj të tërë dhe nga ky aspekt kjo xhami e ka një vlerë të vecantë”, tha Umutlu.

Myftiu i Kosovës, Naim efendi Tërnava i cili fillimisht dënoi ashpër sulmin terrorist makabër në Ankara i cili ndodhi të dielën mbrëma dhe ku humbën jetë shumë civilë të pafajshëm, shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë turke, duke thënë se Kosova është pranë Turqisë në këto momente të vëhstira. Ai njëherësh falënderoi TIKA-në dhe Turqinë për investimet të cilat i bënë në Kosovë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Me këtë rast më lejoni që në emër të BIK-ut të falënderoj nga thellësia e shpirtit TIKA-në dhe Yunus Emren, të cilët po bëjnë shumë në Kosovë në restaurimin e xhamive të vjetra në Kosovë po edhe në aspektin kulturor dhe fetar. Mund të them se BIK-u do të vazhdojë edhe më tutje me këtë bashkëpunim dhe gjithëherë sa të jetë bota do të jetë falënderues për të gjithë ata të cilët janë ndarë nga pasuria e tyre që të bëjnë restaurimin e këtyre xhamive, dhe nëpërmjet të restaurimit të këtyre xhamive po restaurojnë në një masë të konsiderueshme edhe shpirtin tonë, po e forcojnë besimin në zemrat , në shpirtin dhe mendjen tonë, ngase restaurimi i xhamisë fuqizon edhe më ndjenjën e një devotshmërie dhe përkushtimi edhe më të madh karshi krijuesit të këtij universi, Allahut Xheleshanehu”, tha Tërnava

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic në fjalimin e saj falënderoi institucionet kosvare për bashkëpunimi dhe shprehu falënderime për TIKA-në e cila ka financuar rindërtimin e xhamisë së Emin Pashës e cila, sipas saj, është një nga më të bukurat që ajo ka parë në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur që sot jam në mesin tuaj, në njërin prej qyteteve më të bukura në Kosovë, vendit mik dhe vëllazëror, për të hapur xhamin e rinovuar të Emin Pashës, njërit prej monumenteve më të rëndësishme të pararardhësve tonë, këtu në Prizren. Jam e lumtur që jam në rihapjen e Xhamisë e Emin Pashës, xhami kjo e ndërtuar në vitin 1832, që është dëshmi e lidhjeve të forta miqësore dhe vëllazërore shekullore me Kosovën dhe një monument i para ardhësve tanë që ka mbetur deri në ditët e sotme duke na i prezantuar kujtimet e së kaluarës, po hynë sërish në shërbim me një pamje të re dhe të bukur, në shërbim të vëllezërve tonë kosovar”, tha Kiliç.

Pas ceremonisë së inaugurimit të xhamisë, të gjithë së bashku hynë brenda për ta vizituar punën e bërë, para se xhemati i Prizrenit e fali namazin e drekës, zyrtarisht, namazin e parë pas restaurimit të Xhamisë së Emin Pashës.

 

Artikulli paraprakI mbijetuari Palestinez takon yjet e Real Madridit
Artikulli vijuesEkipi mjekësor turk do të shëroj palestinezët e plagosur në Gaza