Nëse rregulloni shtratin çdo mëngjes ju përmirëson jetën!
1. Ju jep një ndjenjë arritjeje
Edhe pse një gjë e vogël në dukje, por rregullimi i shtratit në mëngjes ju jep një ndjenjë arritjeje. Ju jep një ndjenjë suksesi dhe një përshtypje se gjërat i keni nën kontroll. Ndiheni të organizuar dhe gati për ditën.
2. Ju krijon ndjenjë pozitive kur shkoni në darkë për gjumë
Të gjithë e kemi provuar që pas një dite të stresuar dhe të lodhshme i vetmi mendim që na kalon është që të shtrihemi. Shkoni në dhomën e gjumit dhe çdo gjë rrëmujë! Shtrati i parregulluar dhe rroba sipër tij…
A e mbani mend si jeni ndjerë kur keni qëndruar në një hotel? Jeni futur në dhomë dhe çdo gjë ka qenë e rregullt. Në këtë moment ju keni një humor të mirë dhe mezi prisni të shtriheni. Këtë ndjenjë mund ta krijoni në shtëpinë tuaj çdo ditë!
Teorikisht, rregullimi i një shtrati zgjat 2 minuta.
2 minuta kohë e shpenzuar në mëngjes shpërblehet me humorin e mirë të darkës kur shkoni për të fjetur.
3. Reduktoni stresin duke rregulluar shtratin
Duke rregulluar shtratin ju evitoni rrëmujën në shtëpi, që përkthehet më pak stres. Nuk shpenzoni energji mendore, rrëmuja ju lodh. Një hapësirë e rregullt në shtëpi ka efekte qetësuese për trurin.
4. Çon në të tjera shprehi të mira
Sapo të nisni me këtë zakon do të kërkoni që të organizoheni edhe më shumë dhe të keni të rregullta edhe gjërat e tjera në banesë. Rrobat psh, kjo do t’ju marrë vetëm 3 minuta. Pra, në total me vetëm 5 minuta në mëngjes ju rregulloni shtratin dhe rrobat.