“RRENAT ONLINE”

Duopoli digjital kontrollon afro dy të tretat e tregut të reklamave. E vetmja kosto që këto kompani kanë patur kanë qenë kontratat fitimprurëse për lobingje dhe avokatë.

Por kostoja sociale e kësaj strategjie është shumë më e thellë. Në fakt është qesharake të mendosh sot se, Google dhe filiali i tij, YouTube, që kanë fituar me miliarda dollarë prej content-it të të tjerëve, tashmë ankohen se nuk munden që të monitorojnë këtë përmbajtje.

Si të thuash, po ne monetizojmë, por nuk monitorojmë.

Por me sa duket, paratë e kanë një çmim…

“Lajmet e rreme duket se, krejt papritur, janë bërë të modës”, shkruan në një artikull në The Wall Street Journal, Robert Tomson, drejtor ekzekutiv i “News Corp”, në pronësi të të cilës është edhe vetë e përditshmja amerikane. Sipas tij, e rremja ka më shumë se një dekadë që përhapet, por sot, për shkak të shkallës së lartë të ndryshimeve që duopoli digjital – Google dhe Facebook – kanë imponuar mbi lajmet dhe reklamat, “rrenat online” janë bërë më të dukshme. Dy publikuesit më të fuqishëm të lajmeve në histori, së bashku, kanë krijuar një ekosistem, i cili është jofunksional dhe destruktiv nga pikëpamja sociale.

Nuk ka asnjë dyshim, se të dy kompanitë mund të kishin bërë shumë më tepër, për të nënvizuar se ka një hierarki të përmbajtjes (content-it), por në vend të kësaj, ata shtuan fitimet dhe fuqinë, duke adoptuar një filozofi të “tokës së sheshtë”, e cila nuk bën dallim mes të rremes dhe reales, për një arsye të thjeshtë: fitojnë shumë para nga të dyja.

Duopoli digjital kontrollon afro dy të tretat e tregut të reklamave. E vetmja kosto që këto kompani kanë patur kanë qenë kontratat fitimprurëse për lobingje dhe avokatë. Por kostoja sociale e kësaj strategjie është shumë më e thellë.

Në fakt është qesharake të mendosh sot se, Google dhe filiali i tij, YouTube, që kanë fituar me miliarda dollarë prej content-it të të tjerëve, tashmë ankohen se nuk munden që të monitorojnë këtë përmbajtje. Si të thuash, po ne monetizojmë, por nuk monitorojmë. Por me sa duket, paratë e kanë një çmim…

Duke lënë mënjanë idetë, ne supozohej që duhej të kishim hyrë në një epokë të artë të matjes dhe të dhënave. Por, në vend të precizionit të përsosur, tashmë kemi arbitrazhin cinik të paqartësisë – sidomos në botën e audiencave. Disa agjenci reklamash kanë përfituar shumë prej këtij ambiguiteti digjital, teksa paratë në biznesin e reklamave janë zhvendosur, nga të bërit e reklamave, në grumbullimin e audiencave digjitale.

Dhe kështu, ka ndodhur që, siç raporton edhe Times e Londrës, kompanitë e reklamave dhe ata që bëjnë reklama, e kanë gjetur veten e tyre në faqe me reputacion të tmerrshëm – faqe interneti pornografike, faqe neofashiste. Dhe situata është shumë më e rëndë se sa thjeshtë humbja e reputacionit.

Sepse nëse këto faqe po marrin një pjesë të parave, i bie që këta reklamues janë duke financuar këto aktivitete. Vlerësohet se një partner i YouTube mund të përfitojë deri në 55% të të ardhurave nga një video. Në vitet e fundit, sa miliona dollarë janë kanalizuar në organizata apo individë, që përbëjnë rrezik ekzistencial për shoqëritë tona?

Në këtë epokë të realitetit të zmadhuar dhe realitetit virtual, me siguri që realiteti i vërtetë do të rikthehet fort një ditë. Origjinaliteti është një aset me vlerë gjithnjë e më të shtuar në epokën e artificiales – të kuptuarit e rënies dhe ngritjes së njerëzimit nuk do të bazohet tek rrenat online apo tek përmbajtja surrogate, por në depërtimet e vërteta të mendjes. / Burimi: The Wall Street Journal/.Kumti.com

Artikulli paraprakA ishin rusët prapa ngjarjeve në Katalunia?
Artikulli vijuesPuçi i Wall Street-it për të rrëzuar Rooseveltin, si komunist, socialist, çifut …