Valon Tolaj, Sekretari ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Donika Kadaj Bujupit, e cila tha se edhe AAK-ja, sikurse LDK-ja po heshtin për përgjimet.
““As AAK-ja nuk ka dal me deklarata e kjo është një konfirmim i bashkëpunimit të fshehtë. LDK e AAK me qëllim të mbajtjes së pushtetit po vazhdojnë të qëndrojnë të heshtur”, deklaroi sot Donika, tash deputete e VV-së, shkruan Bota sot.
Por sekretari Tolaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar se ish deputetja e AAK-së kishte bërë lutje që AAK ti bashkohet koalicionit me PDK-në.
“Donike ti vec lutu mos te dalin pergjimet tuaja, kur ti i kerkojshe Aleances qe me cdo kusht te hyje ne koalicion me klanin “Pronto”!”, shkruan Tolaj.