Partia e ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, VMRO DPMNO, nuk e ka marrë mbështetjen ndërkombëtare për të vazhduar mbajtjen e zgjedhjeve të 5 qershorit. Edhe pse ishte e disponuar që VMRO t’i mbajë zgjedhjet më 5 qershor, ishte Ëashingtoni dhe Brukseli që ia bënë me dije se rezultati i zgjedhjeve nuk do të pranohet, përcjellë Gazeta Zëri.
Dhe sipas parashikimeve partia që dominoi skenën politike në Maqedoni për 10 vjet ka humbur besimin ndërkombëtar. Përveç VMRO-së, SHBA dhe BE kanë dalë kundër amnistisë që ka nxjerrë disa javë presidenti Gjorgje Ivanov. Ai me një dekret fali rreth 60 personalitete politike nga ndjekjet penale, dënimet dhe vuajtjet me burg, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.
Ndërsa sa i përket tentimit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, kundër VMRO-së, u rreshtua edhe Komisioni Evropian (KE), i cili nëpërmjet zëdhënëses të tij u deklarua kundër zgjedhjeve. Zëdhënësja e këtij Komisioni, Maja Kocijançiç, ka paralajmëruar se hapat e fundit “do të kenë pasoja serioze” dhe se KE-ja ndien keqardhje që “kriza e vazhdueshme politike edhe më tej e largon vendin nga aspiratat euroatlantike. Konsiderojmë se nuk janë plotësuar as kushtet minimale për zgjedhje të besueshme më 5 qershor të vitit 2016, të cilat do të mundë të njiheshin nga bashkësia ndërkombëtare”, ka deklaruar Kocijançiç për DË-në.