SHIISH tërhiqet nga qyteti kyç turkmen sirian

Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit – Sirisë (SHIISH) thuhet se janë tërhequr jashtë një qyteti kryesor turkmen sirian.
Qyteti Bajirbuxhak kishte qenë nën kontrollin e tyre që nga viti i kaluar. Ky grup shpesh ka pasur konfikte me grupet tjera rivale të opozitës. Ata shumë herë kanë sulmuar Ushtrinë e Lirë siriane si dhe grupin Nusra dhe Frontin Islamik duke rezultuar në vdekje nga të dyja anët.
I vetshpalluri “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (SHIISH), një ish fraksion i dalur nga organizata “Shteti Islamik i Irakut”, ka luftuar që nga fillimi i vitit, duke vrarë mbi 3,000 njerëz kryesisht qytetar te pafajshem dhe ushtar te grupeve opozitare, dhe duke minuar revoltën kundër presidentit Bashar al-Asad. Ky grup i shërbeu Bashar Asadit duke krijuar konfrontim të brendshem mes Opozitës Siriane.
Të premten, ISIS- i cili armiqësoj shumë luftëtarë duke marrë teritore dhe vrarë komandantët rivalë- përfunduan tërheqjen nga krahinat Idlib dhe Latkia duke lëvizur forcat e tyre në drejtim të krahinës lindore Raka dhe në rrethinat lindore të qytetit verior Halep, kanë thënë aktivistët.
SHIISH, i formuar kryesisht nga luftëtarë të huaj dhe me sfond Havarixh fillimisht u mirepriten nga shumë kush që nuk kishin njohuri mbi ta, duke shpresuar në një zbatim të dispozitave islame, por më vonë u pa se ata përfaqesojne një fraksion të njohur historikisht si Havarixh të cilët përjashtojnë prej islamit të tjerët dhe i vrasin, duke i gjykuar për pabesim e mëkatar.
Drejtori i Observatorit, Rami Abdulrahman ka thënë se ISIS ishte dobësuar nga përleshjet dhe dezertimet në zonat në të cilat ishte tërhequr, por ende kishte kontrollin mbi provincën Raka dhe shumë burime për të shfrytëzuar./mesazhi/

Artikulli paraprakSiria, hyn në vitin e katërt të luftës civile
Artikulli vijuesKosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Mbretërinë e Bahreinit