Shkencëtari amerikan zbulon që truri gjatë lutjes reprogramohet

Ky shkencëtar hulumtoi çfarë ndodh në tru gjatë kohës së lutjes: aktivitetin e tij, gjykimin dhe karakteristikat vepruese. Zbuloi që namazi ka veprim të gjatë në tru. Për këtë, çfarë nëse e aplikojmë të njëjtin eksperiment te personi që është mysliman, derisa falet duke falënderuar Allahun në gjendjen e përkushtimit?

Namazi është ilaç për shpirt dhe trup. Ne besojmë në këtë fakt (shpirtëror), por dikush mund të jetë i dyshimit, duke pohuar se kjo është (vetëm) bindje, nënçmim dhe marrje e lirisë. Për këtë qëllim, vëmendjen tonë e preokupojmë me hulumtimin e bërë nga ana e një shkencëtari perëndimor për ndikimin e lutjes në aktivitetin dhe shëndetin e trurit. Duhet theksuar që studimi nuk është bërë në formën islame të lutjes, e sikur të ishte bërë te myslimanët, atëherë rezultatet do të ishin mahnitëse. Disa shkencëtarë që kanë hulumtuar ndikimin e meditimit në mendjen e priftërinjëve budist, kanë zbuluar që pjesët aktive të trurit bëhen pasive në gjendjen e meditimit, ndërsa tjerat para fillimit të meditimit regjionet joaktive, aktivizohen. Në tekstin e publikuar në webfaqen BBC News, Andrew Newberg, radiolog në Universitetin e Pennsylvanisë, SHBA, ka deklaruar:

“Besoj se jemi afër të përjetojmë kohën tejet të bukur në historinë tonë, kur do të bëhemi të aftë të hulumtojmë religjionet dhe çështjet shpirtërore me anën e së cilës askush më parë nuk ka menduar mundësitë e tyre.”

Dr. Newberg dhe ekipi i tij, duke shfrytëzuar teknikat e inçizimit të trurit, kanë studiuar grupin e priftërinjëve budist në Tibet, përderisa këta kanë medituar afro një orë. Ka kërkuar nga priftërinjët që me dorë të tërheqin fijen kur të arrijnë gjendjen më të lartë të meditimit. Gjatë këtij procesi janë injektuar sasi të vogla të materialit radioaktiv në gjak, për të mundur që të skicohen dhe përcillen gjurmët në tru. Ky material radioaktiv u mundëson shkencëtarëve që ta vëzhgojnë tinkturën kur lëviz kah regjionet aktive të trurit. Pasi që priftërinjët kanë përfunduar me meditim, është bërë përsëri fotografimi i trurit dhe atëherë ka qenë i mundur krahasimi i gjendjes në rrethanat normale me ato gjatë meditimit.

Fotografitë kanë treguar në karakteristikat e rëndësishme të asaj që ndodh në tru gjatë meditimit.

Dr. Newberg ka shpjeguar çfarë ka ndodhur duke thënë që fotografitë kanë treguar “aktivitetin e rritur të lobit frontal i cili gjindet në pjesën e përparme të trurit, regjioni i cili bëhet aktiv te secili njeri i cili dëshiron të përqendrohet në aktivitet të caktuar”, ndërsa lobi parietal i cili ndodhet në pjesën e pasme të trurit, ka treguar zvogëlim të dukshëm të aktivitetit, ndërsa lobi parietal është përgjegjës për lokalizimin e shqisave të individit. Kjo vërteton thënien që meditimi sjell deri te humbja e ndjenjës për vend. Dr. Newberg garanton sa vijon:

“Gjatë meditimit, njerëzit humbin ndjenjën për veten, dhe vërtet vërehet humbja e ndjenjës për hapësirë dhe kohë, e kjo është mu ajo që kemi parë.”

Fuqia e lutjes

Gjithashtu, gjatë kohës së meditimit ndodhin interaksione të kompikuara në mes regjioneve të ndryshme të trurit, ngjajshëm me ato që paraqiten gjatë të ashtuquajtura përvoja shpirtërore ose mistike. Hulumtimet e mëparshme në krye me dr. Newbergun, janë bërë në lidhje me aktivitetet e rendit franjevit që kanë kryer lutjen të njohur si lutje e “fokusuar”.

Është e saktë që pjesa verbale e lutjes aktivon disa pjesë të trurit, por dr. Newbergu ka zbuluar që lutja aktivon regjionin e trurit përgjegjëse për vëmendje dhe zvogëlon aktivitetin e regjionit përgjegjës për shqisat lokalizuese. Kjo nuk është hera e parë që shkencëtarët hulumtojnë gjërat shpirtërore. Rëndësia e lutjes terapeutike ka dalë në sipërfaqe në vitin 1998, kur shkencëtarët në SHBA kanë studiuar grupin e pacientëve të sëmurë nga zemra. Kanë ardhur deri te një rezultat
unikal: pengesat nga të cilat kanë vuajtur janë zvogëluar pas lutjes së shkurtër.

Fotografimi i trurit ka hapur qasje të mëdha për studimin e çështjeve të reja. Kjo foto është marrë nëpërmes teknikës së re të fotografimit të trurit SPECT ose Single Photon Emission Computed Tomography, gjatë kohës së gjendjes normale (majtas) dhe gjatë kohës së meditimit (djathtas). Është shënuar se si në gjendjen e meditimit rritet aktiviteti në regjionin frontal, lobin frontal të trurit, në formë të pikave të kuqe që shprehin shkallën e aktivitetit të trurit.

Referenca: www.andrewnewberg.com.

Artikulli paraprakSikur të…
Artikulli vijuesiPhone 5 ndoshta gjatë qershorit?