Si ta mbështjellni me batanije foshnjën tuaj

Në pyetje është rehatia

Mbështjellja e rehatshme dhe e mirë me batanije është shkathtësia kryesore e përkujdesit tuaj prindëror. Ndihmon qetësimin e foshnjës kur është e shqetësuar, si dhe parandalon shqetësimin e saj nga reflekset e saj të papritur, dhe ato e mbajnë të ngrohtë në mënyrë të lehtë derisa nuk i vjen temperatura e vet e mbrendshme natyrale. Kumti ju sjell disa shembuj praktik.

Startoni me një diamant

Shtroni një batanije mbështjellëse në sipërfaqe të rrafshët, dhe hapeni në formë të diamantit, dhe pastaj ktheni skajin e lartë të batanijës poshtë. Vendosni foshnjën tuaj në shpinë dhe qafën e saj vendosni në skajin e kthyer poshtë.

Pala e kthyer nga ana e djathtë

Mbani krahun e djathtë të foshnjës tuaj ngjitas rrafsh me trupin e tij. Mbështjellni skajin e djathtë të batanijës mbi krahun e tij të djathtë dhe mbi trupin e tij dhe futeni nën anën e tij të majtë dhe rrotullojeni tërësisht derisa sa ti mbulohet i tërë trupi me batanije dhe atë sa më shtrënguar aq më mirë.

Pala e kthyer nga ana e majtë

Mbani te poshtë krahun e majtë të foshnjës tuaj, dhe ngreni përmbi te pjesën e poshtme të batanijes. Pastaj vendosni pjesën tjetër të batanijes mbi krahun e tij të majtë.

Finishi

Tërhiqeni skajin e djathtë të batanijes së saj fortë deri në fund, dhe mbuloni tërësisht trupin e foshnjës tuaj, dhe pastaj rrotullojeni pak nga ana juaj e djathtë sa për të futur përfundi batanijen që të jeni në mundësi ta mbuloni dhe pjesën prapa shpinës.

Artikulli paraprakKur të bëni fëmijën e dytë?
Artikulli vijuesShenjat paralajmëruese të depresionit