Si zgjidhet parfumi i përshtatshëm për ju?

Dini si te zgjidhni parfumin e përshtatshëm për ju? Çdo person ka një arome ne zemër, një parfum qe mishëron ne mënyrë perfekte personalitetin dhe shijet, ka nga ata që preferojnë aromat me fruta, nga ata që pëlqejnë aromat drunore, të lehta apo të renda.

 

Mendoni për aromat qe ju pëlqejnë më shumë

Parfumi perfekt është ai që të shoqëron ditë pas dite për te gjithë ditën. Për të zgjedhur aromën e duhur mendoni për ato aroma qe ju pëlqejnë më shumë dhe që i keni më shumë për zemër, aroma të pastra dhe të freskëta, aromat e detit, parfumi i ëmbël. Ne këtë mënyrë do të jeni në gjendje të perzgjedhni atë që preferoni.

Eau de toilette apo Eau de parfum?

Diferenca midis të dyjave qëndron në përqendrimin e aromës, parfumi në gjendjen e pastër ka një përqindje më të lartë nga 20-50%, eau de parfum varion nga 10-15 %, eau de toilette nga 3-8% ndërsa kolonja ka një përqindje parfumi 3% që do të thotë se është tipologjia më e lehtë.

Zgjidheni në baze të lëkurës tuaj

Qëndrueshmëria e parfumit varion edhe në baze të lëkurës, lëkura e yndyrshme e mban më gjatë aromën në krahasim me atë të thatë ku aplikimi i parfumit ndodh me shpesh.

Kërkoni ndihmën e testerëve

Para se të zgjidhni një parfum kërkoni ndihmën e testerëve që ofrohen nga parfumeria për të provuar aromën me qetësi.

Mos u mjaftoni kurrë me sprucimin e parë

Mos harroni se një parfum për të qenë i plotë në të gjithë bukurinë e tij duhet të testohet për një periudhe të pak më të gjatë. Prisni pak minuta.

Provojeni në lëkurë

Mënyra më e mirë për te provuar një parfum është ajo duke e sprucuar parfumin drejt e në lëkurë mundësisht disa centimetra në distancë.

Mos e teproni

Mos spruconi shumë parfum ne një distance të afërt. Nuhatja jonë nuk është në gjendje të njohë më shumë se tre aroma dhe si pasojë zgjedhja e parfumit zbehet.

Si të ruani parfumin

Një parfum nga 6 muaj jetëgjatësi. Ai duhet të ruhet në një vend të freskët të mbrojtur nga rrezet e diellit. Ne këtë mënyrë aroma e parfumit është ne gjendje të rezistoje deri 2-5 vjet.

Eksperimentoni dhe luani me aromat

Nëse në këtë pikë jeni të bindura se keni gjetur parfumin ideal, shume mirë por mos u ndaloni me kaq. Bota është e pasur me shumë aroma të mrekullueshme që presin të provohen. Për një zgjedhje edhe me personale provoni një parfum artizanal./qysh

 

Artikulli paraprakPoligamët (burrat me shumë gra), jetojnë më gjatë se monogamët?!
Artikulli vijues8 IDE, Si të qëroni qepë pa ju lotuar sytë