Skandali i BBC-së: Puçistët harruan të vrasin Presidentin Erdogan

0
307

Rrjeti britanik i transmetimeve, “BBC”, po kritikohet fuqishëm për publikime, lajme dhe emisione të njëanshme kundër Turqisë që pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Një tjetër transmetim i padrejtë është shtuar në listën e skandaleve të BBC-së.

I ftuar në një transmetim direkt, gazetari anglez, Tim Marshall, u shpreh në mënyrë skandaloze duke mbrojtur idenë se FETO, grupimi terrorist që organizoi tentativën për grusht shteti në Turqi, ka bërë dy gabime të mëdha.

“Ata (puçistët) bënë dy gabime kolosale: Nuk vranë Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe në shekullin e 21-të harruan të mbyllin mediat e vendit”, deklaroi Marshall.

Qytetarët turq me banim në Londër po organizojnë vazhdimisht protesta përpara selisë së BBC-së, që po kritikohet për transmetime të njëanshme kundër Turqisë që prej çasteve të para të tentativës për grusht shteti.