Para ndërtesës së Departamentit të policisë në qytetin Gaziantep të Turqisë ka ndodhur një sulm terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra shpërthimi ka ndodhur para ndërtesës së Departamentit të policisë e cila ndodhet në bulevardin Prof. Dr. Muammer Aksoy.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i ekipeve shëndetësore dhe zjarrfikës.
Njoftohet se si pasojë e shpërthimit ka edhe të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e qytetit.
– Prefekti i Gaziantep-it: ”1 i vrarë dhe 13 të plagosur”
Ndërkohë në një deklaratë për mediat Prefekti i Gaziantepit, Ali Yerlikaya, është shprehur se shpërthimi ishte një sulm terrorist dhe se është kryer përmes një autobombe.
Në fjalën e tij ai ka thënë se në sulmin terrorist me autombë, një person është vrarë dhe 13 të tjerë, nga të cilët 9 efektivë policie janë plagosur.