Sulmi i NATO-s vret fëmijë afganë

0 Min Read

Së paku 12 civilë, në mesin e tyre 10 fëmijë dhe dy gra, raportohet të jenë vrarë nga një sulm i NATO-s në lindje të Afganistanit.

Zyrtarët lokalë thonë se sulmi ka ndodhur në qarkun Shigal të provincës Kunar. Po sipas tyre, ai ka vrarë edhe tetë kryengritës talibanë.

NATO-ja ka konfirmuar sulmin, por ka thënë se nuk ka informacione për viktimat civile.

Share This Article