Pyetjet e tij s’kanë të ndalur. Kohëve të fundit po bënë bujë mediatike gjithandej, nëpër hapësirat shqiptare duke parashtruar pyetje-konstatime. Ky është Murat Jashari, i cili njihet si një ndër bashkëveprimtarët dhe bashkëthemeluesit e LPK-së, që filloi “misionin” e tij me pyetjet publike ndaj personaliteteteve të UÇK – së. Deri më tani në Maqedoni iu ka parashtruar pyetje vetëm Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.
Portali Almakos u interesua, dhe e mori mendimin e Murat Jasharit se pse mund të heshtin dy personat e apostrofuar më lart, nga pyetjet-konstatimet e tij. Sipas, Murat Jasharit heshtja pason pasi që “janė tė mbushur me haram ndaj popullit shqiptar liridashės”, dhe kjo është një ndër shkaqet e heshtjes së tyre.
Më tej pyetëm Murat Jasharin “a i frikohen te vërtetës Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi që heshtin, apo i frikohen pasqyrës duke parë veten të cilën iu keni nxjerrë përballë me pyetjet-konstatime?”. Murat Jashari ekskluzivisht për Almakos u përgjgijë “sytë e tyre nuk ka forcë që i çonë me u ballafaqu me sytë e mi!”.
Portali ynë e ndjeu për obligim të interesohet për këto çështje duke intervistuar Murat Jasharin, me qëllim për t’iu qartësuar juve të nderuar lexues, dhe opinionit më të gjërë se përse i ka pllakosur kjo heshtje Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin, ndaj këtyre pyetjeve.
Po ashtu Jashari theksoi se “nga tė apostrofuarit nuk presë përgjigje”, kurse nga buron kjo siguri se do të eskivohen pyetjet-konstatime të parashtruara nga ai, nuk arritëm ta kuptojmë. Ai tha se pyetjet i publikon për këtë qëllim “letrat i shkruaj për rininë e popullin, ta kuptojnë se kujt ia kanë dhënë votën!”.
Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale në Maqedoni, kështu Jashari vlerëson se “në vitin e ardhshëm ballafaqohet populli përsëri në fushatë elektorale me horrat, kodoshat e dilinxhitë”, por sipas tij këtë herë “në ballë të Rinisë së artë dhe populli shqiptar liridashës në IRJM, në fushatë ka me i pa bijtë e bijat e vetë, që janë vetëm për popull e liri!”.
Për letrën e publikuar dy ditë më parë nga “Zhurnal”, Murat Jashari pohon se këtë letër e ka dërguar në “fund të majit të vitit 2012, dhe si kërkesë për projekt kombëtar e jo për vete”, kështu për “Zhurnal”, Jashari më tej shtoi se “e kuptova se “Zhurnali” nuk qenka i lirë e i pavarur por po lëpijka kocka te pushtetarët.”/almakos/kohaislame