Të hënën studentët hapësirën e kishës pranë UP-së do ta shndërrojnë për të lexuar e diskutuar

“Këtë hapësirë të kampusit tonë, kemi vendosur që të hënën ta shfrytëzojmë për të lexuar dhe diskutuar, duke dhënë kështu një mesazh simbolik”, thuhet në ftesën për të gjithë studentët e profesorët e UP-së, nga një grup studentësh që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar.

Një nismë nga studentët, që janë mbledhur në një grup të quajtur “Uniteti”, parashikon funksionalizim e kishës së është ndërtuar gjatë masave të dhunshme të Serbisë në Kosovë të funksionalizohet në shërbim të studentëve, transmeton Koha.net.

“Uniteti”, përmes së cilës u kanë bërë thirrje studentëve që të hënën në orën 12:00, të lexojnë në këtë hapësirë, të bashkuar e në unitet, për Universitet.

“Një hapësirë brenda kampusit të universitetit tonë po rrezikohet nga e me politika jashtë universitare. Funksionalizimi i një objekti fetar, me gjithë vijimësinë e kundërshtisë nga studentët që nga fillimi i ndërtimit të saj, mbetet i papranueshëm për ne. Ne thellësisht besojmë se çdo cep i hapësirës universitare duhet të përdoret për të vetmet qëllime: nevojat e studentit, dijes e shkencës”, thuhet nga ata, që më tej shtojnë se “Hapësirat e universitetit duhet të përdoren nga studentët e për studentët”.

“Për këtë gjë, studentët kanë qenë gjithnjë në unitet: Universiteti si i tërë, i takon studentit, thuhet në ftesën e grupit të studentëvë të Universitetit të Prishtinës”, përfundojnë studentët.

Artikulli paraprakSamsung paditet për eksplodimin e Note 7
Artikulli vijuesNdahet nga jeta ish-kreu i Komunitetit Mysliman