Truri i njeriut mund të mbajë aq informacion sa interneti. Zbulimi është meritë e profesorit Terry Sejnowski, i Salk Institute për Studime Biologjike dhe një ekipi shkencëtarësh që kanë nxjerrë një konkluzion të ri për trurin njerëzor.
“Matjet tona të reja për kapacitetin e kujtesës së trurit rrisin vlerësimet me një faktor prej 10 deri të paktën 1 petabyte (shumëfish i njësisë së kapacitetit të kujtesës, 10 në fuqi të 15-të byte), njëlloj si World Wide Web.” Telegraph shkruan që shkencëtarët kanë zbuluar që mesatarisht një sinaps (me anë të tyre komunikojnë neuronet, shumë të rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve) mund të mbajë rreth 4.7 bits informacion.
Çfarë do të thotë? Që truri i njeriut ka kapacitet një petabyte. Edhe një herë? Një petabyte është sa 20 milionë kabinete të mbushura me rafte me sirtarë plot dokumente të ngjeshura. Ose 670 millionë faqe Web-i. Ose 4.7 miliardë libra.
Të huton fare kjo, e?
Përveç faktit që duhet të jetë shumë angazhuese të gjesh kohë për të lexuar miliarda libra, përvoja na bën të jemi skeptikë për këtë kapacitet të kujtesës sonë. Mund të jetë e vështirë të kujtosh subjektin e librit që ke lexuar vjet, jo më të mbash mend miliarda romane me detaje… Problemi është që sasia aktuale e kujtesës sonë është shumë më e vogël.
Teorikisht, truri ynë mund të mbajë sasi të mëdha, të paimagjinueshme, informacioni në një çast, por kjo nuk do të thotë që ne do i mbajmë ato informacione si kujtime. Turp. Megjithatë, shkencëtarët janë të kënaqur, zbulimet ofrojnë një mënyrë më të mirë për të dizenjuar kompjuterat. Edhe ne duhet të jemi të kënaqur gjithashtu, sepse na kujton që truri ynë është fantastik.