Raportohet se në sheshin “Shadervan” në Prizren është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me thikë një person, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje rreth orës 13:00 janë arrestuar katër të dyshuar të mitur pasi njëri prej tyre ka goditur me thikë një person, poashtu i mitur, lidhur me një mosmarrëveshje, transmeton zeri.info
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar