Politika britanike pas referendumit doli nga binarët. Pasi që Cameron dha dorëheqjen është duke u kërkuar për një kryeministër të ri, por kush do të jetë ai/ajo do të bëhet publike më 9 shtator
Sekretarja e Brendshme britanike, Theresa May, ka fituar rundin e parë të garës së brendshme për t’u bërë udhëheqësja e radhës e konservatorëve, e rrjedhimisht kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo siguroi 165 vota nga 329 të hedhura prej parlamentarëve të Partisë Konservatore, e ndjekur nga Andrea Leadsom me vetëm 66 vota, ndërsa Michael Gove mori 48 vota. I fundit në radhë mes kandidatëve ishte Liam Fox, me vetëm 16 vota, e rrjedhimisht është eliminuar nga kjo garë. Ndërkohë Stephen Crabb, edhe pse mori 34 vota vendosi të tërhiqej nga ky konkurrim.
Duke komentuar rezultatin, Theresa May tha se ishte e kënaqur dhe mirënjohëse ndaj kolegëve për mbështetjen e tyre. “Jam e vetmja kandidate e aftë për të ofruar këto 3 parime kyçe si kryeministre e vendit dhe sot u pa qartë se unë jam e vetmja edhe për të siguruar mbështetjen e thuajse të gjithë Partisë Konservatore”, tha May.
Theresa May, “Zonja e re e Hekurt”
Stili i matur politik dhe i qartë, si dhe oratoria e ministres së Brendshme, Theresa May, disa britanikëve ua kujton Margaret Thatcher-in, “Zonjën e Hekurt” të viteve tetëdhjeta. May e ka porfilizuar veten si një politikane që e di se si duhet të përballet me problemet e përditshme.
Nën udhëheqjen e saj qeveria do të përqendrohet në “një program radikal të reformës sociale”, në mënyrë që Mbretëria e Bashkuar të shndërrohet në një vend që është në shërbim jo vetëm të “njerëzve të privilegjuar, por të të gjithë qytetarëve”, njoftoi 59-vjeçarja. Në lidhje me politikat e emigracionit, kjo mbështetëse e mbetjes së Britanisë së Madhe në BE përfaqëson një linjë të ashpër. Në radhët e “Tories” (konservatorëve) ajo është e njohur për deklaratën e saj më të cilën ajo partinë konservatore e kishte quajtur “nasty party” (parti e poshtër). Edhe pse buzë korrupsionit dhe edhe pse ishte e përfshirë në grindje, partia nuk tregon se ka shenja “pendimi” dhe që “kjo është thjesht e shëmtuar”, kishte thënë Theresa May kohë më parë.
Stephen Crabb, politikan në rritje
43-vjeçari Stephen Crabb, ministër për Pensionet në kabinetin e Cameron-it, ushqen imazhin e dikujt që është kundër elitës. Për shumëkënd ai është përfaqësues i klasës punëtore, sepse ai u rrit në një status social me nënën e tij e vetme.
Si një kryetar i ardhshëm nga radhët e konservatorëve ai është duke tentuar për të kapërcyer ndarjen e shkaktuar nga Boris Johnson, theksoi ky mbështetës i mbetjes së Britanisë së Madhe në BE. Si një skocez i lindur me historinë politike të Uellsit, Crabb theksoi nevojën për ruajtjen e Mbretërisë së Bashkuar pas referendumit.
Kandidatura e tij për pasardhës të Cameron-it filloi në mënyrën jo më të mirë, kur gazetarët e pyetën për të shpjeguar pozicionin e tij për homoseksualët. Tre vjet më parë ai ka votuar kundër ligjit që lejon martesat e të njëjtit seks dhe që martesat heteroseksuale të barazohen me ato homoseksuale. Vjen në pah edhe lidhja e tij me organizatën e krishterë “Care”, e cila ofron “medikamente terapeutike” për të “kuruar homoseksualitetin”. Crabb ka rekrutuar rregullisht praktikante nga kjo organizatë.
Michael Gove, zëvendësim për Johnson-in
Për habinë e të gjithëve ka pasur një kandidaturë të ministrit britanik të Drejtësisë, Michael Gove. Përkrahës i Brexit dhe ish-aleat i Boris Johnson në revistën britanike “Spectator” deklaroi se Johnson nuk është në gjendje të marrë rolin udhëheqës. Kështu që ai vendosi që të kandidohet për postin e kryeministrit. Ky 48-vjeçar ka theksuar më parë në mënyrë të vazhdueshme se në asnjë mënyrë nuk synon këtë funksion.
Gove deri në hyrjen e tij në Parlament në vitin 2005 ishte gazetar i “Times”. Së bashku me Cameron dhe ministrin e tanishëm të Financave, Osborne, dhe të dy janë miq të ngushtë të Gove – ai në Dhomën e Ulët të Parlamentit realizoi modernizimin e konservatorëve, ku në vitin 2010 konservatorët u kthyen në pushtet.
Liam Fox, ish-ministri i Jashtëm
54-vjeçari Liam Fox ishte pozicionuar fuqishëm për Brexit. Ai në vitin 2010 ishte emëruar ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin Cameron. Pas një viti dha dorëheqjen. Në publik dolën informacionet se shoku i tij i ngushtë Adam Verity e ka shoqëruar atë në 18 udhëtimet zyrtare. Verity është e përfaqësuar në të vërtetë si një këshilltar zyrtar i ministrit – në fakt ka punuar si lobist për industrinë e armatimit.
Andrea Leadsom, fytyra e ndritshme e Brexit
Andrea Leadsom është një tjetër mbështetëse e largimit të Britanisë nga BE-ja. “Ta bëjmë më të mirën nga Brexit”.
Ish-bankierja ishte zgjedhur në vitin 2010 deputete e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik dhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar është caktuar ministre e Energjisë. Ajo ka marrë pjesë në shumë debate në lidhje me referendumin. Shtypi i bulevardit e quajti atë “një fytyrë të ndritshme të Brexit”. Ajo është kritikuar për deklarata populiste dhe pjesërisht raciste.
A-“Jam e vetmja kandidate e aftë për të ofruar këto 3 parime kyçe si kryeministre e vendit dhe sot u pa qartë se unë jam e vetmja edhe për të siguruar mbështetjen e thuajse të gjithë Partisë Konservatore”, tha Theresa May.
May fiton rundin e parë
B- Sekretarja e Brendshme britanike, Theresa May, ka fituar rundin e parë të garës së brendshme për t’u bërë udhëheqësja e radhës së Konservatorëve, e rrjedhimisht kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo siguroi 165 vota nga 329 të hedhura prej parlamentarëve të Partisë Konservatore, e ndjekur nga Andrea Leadsom me vetëm 66 vota, ndërsa Michael Gove mori 48 vota. Liam Fox, me vetëm 16 vota, rrjedhimisht është eliminuar nga kjo garë.