Koordinatori i TIKA-s për Palestinën, Bylent Korkmaz (Bülent Korkmaz) tha se ndihmat mjekësore i janë dorëzuar Shoqatës Selame
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dërgoi në Gazë ndihma mjekësore në vlerë 270 mijë dollarë.
Koordinatori i TIKA-s për Palestinën, Bylent Korkmaz (Bülent Korkmaz) tha se Turqia, e cila përgatiti ndihmat mjekësore në bashkëpunim me Mjekët e Botës (Doctors Worldwide), tha se ndihmat mjekësore i janë dorëzuar Shoqatës Selame për përdorim në kurimin e palestinezëve të plagosur gjatë sulmeve izraelite ndaj Gazës.
Duke e bërë të ditur se nga këto ndihma do të përfitojnë edhe pacientët të cilët kanë vështirësi për të ardhur në spital ose që nuk kanë mundësinë e blerjes së ilaçeve të nevojshme, Korkmaz tha se TIKA i dha edhe dy automjete Mjekëve të Botës për ti dorëzuar Shoqatës Selame që do të përdoren për shpërndarjen e ilaçeve personave të cilët nuk kanë mundësi për shkuar në spital.
Korkmaz gjithashtu bëri të ditur se TIKA do të vazhdoj me mbështetjen e sektorit të shëndetësisë në Gazë e cila jeton një jetë të vështirë.
Në anën tjetër Bylent Korkmaz mori pjesë edhe në ceremoninë e organizuar pas përfundimit të projektit të mbështetjes së Xhamisë së Madhe e Omerit në Gazë.
Korkamaz gjatë konferencës për shtyp të organizuar në kuadër të kësaj ceremonie tha se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe populli turk i kushtojnë rëndësi të veçantë popullit të Gazës dhe Palestinës.
Duke shprehur kënaqësinë nga përfundimi i projektit, Korkmaz tha se deri në fund të këtij viti do të përfundojë edhe ndërtimi i 20 apartamenteve me 320 banesa në Gazë.
Projekti i mbështetjes së Xhamisë së Madhe e Omerit përfshinë ndriçimin, ajrimin dhe ndërrimin e tapeteve të xhamisë.