Tre të vrarë dhe mbi 90 të plagosur në Afganistan

1 Min Read

Të paktën tre persona janë vrarë dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur nga një sulm në provincën Vardak të Afganistanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ghullam Farooq Mukhles, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Vardak.

Përgjegjësinë për shpërthimin e kanë marrë talibanët.

Një zëdhënës i tyre ka thënë sulmi është kryer për t’iu hakmarrë Qeverisë afgane, e cila të mërkurën ka ekzekutuar katër talibanë të burgosur.

Burimet zyrtare thonë se shpërthimi i sotëm ka ndodhur në afërsi të një objekti, i cili shërben për trajnime të policisë dhe ushtarëve afganë.

Share This Article