Turma është “e mençur” apo “budallaqe”?

Një grup personash arrin më mirë se një individ i vetëm, në detyrën e reagimit ndaj një dyshimi, apo zgjidhjen e një problemi. Ose të paktën kështu thuhet.

Eshtë e ashtuquajtura urtësia (apo inteligjenca) e turmës, një ide me të cilën është abuzuar aq shumë, saqë është bërë tashmë klishe. E megjithatë, jo gjithmonë turma godet në shenjë.

Në sumë rrethana, opinioni apo përgjigja që shfaqet prej një grupi apo shumice, është ajo e gabuara. Megjithatë, nuk është e thënë që ideja është për t’u hedhur poshtë, në mungesë të alternativave më të mira. Një ekip studiuesish në “Massachusetts Institute of Technology” të Bostonit (Mit) propozon një korrigjues, për t’i dhënë “vox populit” më shumë shanse për gjetjen e të vërtetës, duke eksperimentuar në disa raste kurioze me prova reale.

Turma

Ai që kishte shprehur skepticizëm të plotë kish qenë psikologu dhe sociologu francez Gustave Le Bon, që në fundin e viteve tetëqind shkruante: “Turmat nuk mund të kryejnë asnjëherë veprime që kërkojnë një nivel të lartë inteligjence, dhe janë gjithmonë inferiore intelektualisht, në krahasim me një individ”.

Por, me kalimin e kohës, është pohuar gjithnjë e më shumë ideja e kundërt, duke nisur nga Francis Galton, që përdori një eksperiment në një panair bagëtish, për të demonstruar se duke bërë bashkë reagimet e shumicës, pesha e një demi vlerësohej më mirë se sa nga individët.

Vota demokratike dhe e pavarur e një grupi individësh është mënyra me të cilën urtësia e turmës, ose përgjigja “e saktë” arrin të dalë. Metodat demokratike – shpjegojnë autorët e studimit të ri në revistën Nature – kanë megjithatë një limit të fortë: funksionojnë për informacionet më sipërfaqësore dhe të zakonshme, por nuk arrijnë të nxjerrin të vërtetën kur bëhet fjalë për dije më të sofistikuara – të reja e të specializuara – që ende nuk kanë arritur një përhapje të gjerë. Megjithatë, ka një sistem për të “korrigjuar” këtë metodë dhe për ta përmirësuar, me qëllim që të bëhet të funksionojë, pavarësisht rrethanave.

Cili është kryeqyteti i…

Studiuesit e udhëhequr nga Drazen Pelec, i kanë kërkuar një grupi personash që t’u përgjigjen disa pyetjeve mbi gjeografinë e SHBA, të tipit: A është apo jo Filadelfia kryeqyteti i Pensilvanisë? Apo, a është apo jo Kolumbia kryeqyteti i Karolinës së Jugut?

Në teori, përgjigja e shumicës duhet të jetë ajo e sakta. Në praktikë, ndodh vetëm në disa raste. Edhe në këtë nuk ka funksionuar. Shumica, për shembull, është përgjigjur se Filadelfia është kryeqyteti, mbase duke u bazuar në faktin që është një qytet i njohur dhe i rëndësishëm, ndërkohë që është më pak kryeqyteti i vërtetë.

Në rastine pyetjes së dytë, shumica është përgjigjur saktë se Columbia është kryeqyteti i Karolinës së Jugut. Përse? Në grupin e atyre që u përgjigjën ishte me siguri dikush që e dinte se cili qe kryeqyteti i Pensilvanisë, por ishte në pakicë. Problemi është ta bësh të dalë. Si korrigjues, në këto raste, përgjigjet peshohen në bazë të “besimit”, sigurisë me të cilën secili ndjen që e di, por edhe kjo metodë shpesh dështon, dhe kështu ka ndodhur: në rastin e kryeqytetit të Pensilvanisë nuk vlejti.

Surpriza

Ideja e studiuesve të Mit ishte që t’i shtonte një ingredient strategjisë, duke u kërkuar të intervistuarve jo vetëm përgjigjen, por edhe një parashikim mbi përgjigjen e të tjerëve. Në rastin e kryeqytetit të Pensilvanisë, për shembull, kush mendon që Filadelfia është kryeqyteti, mendon që edhe shumica e të tjerëve e mendojnë si ai, ndërkohë që kush e di përgjigjen e saktë, pra që kryeqyteti është Harrisburgu, me shumë gjasë di edhe që është pjesë e një pakice, dhe parashikimi i tij do të jetë që shumë do i përgjigjen “po” përgjigjes së parë dhe pak do i përgjigjen “jo”.

Përtej pyetjeve për gjeografinë, studiuesit e vunë në provë metodën edhe në teste të ndryshme, nga pyetjet për kulturën e përgjithshme, deri te diagnozat për lëkurën nga dermatologët, e deri tek cmimi i veprave të artit nga ana e ekspertëve dhe njerëzve të zakonshëm.

Në të gjithë rastet, përgjigja më popullore (ajo që merrte më shumë vota në krahasim me parashikimet) ishte ajo në gjendje të pikaste opsionin e saktë, më mirë se sa vota e thjeshtë e shumicës, por edhe se ajo e peshuar në bazë të besimit: gabimet u reduktuan me 20-30%. /Focus

Artikulli paraprak“Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi, siguresa të kurdisura për konflikte politike në vend”
Artikulli vijuesYmeri: Jemi të kërcënuar me luftë