Turp i paparë në Sarandë: pushteti lokal lejon promovimin e perversiteteve në mes të qytetit

Nga Ermir Hoxha  

sr.4

Kur të udhëtoni drejt Sarandës e të mbërrini në hyrje të qytetit, pasi të keni kaluar nja 20 metra katastrofë rrugore, – e denjë vetëm për vende si i yni me një paaftësi dhe papërgjegjshëri të çuditshme për t’u dhënë dum ca pak punëve, që më shumë se para kërkojnë vetëdije, ndenjë përgjegjësie kur qeveris – e keni fëmijë apo gruan me vete, bëni të ç’të bëni e merrjuani mend me ndonjë muhabet, qoftë dhe koti fare, me kusht që sytë e tyre, por as të tutë, mos ndeshin në një prej turpeve të kësaj vere në këtë qytet, ashtu, ditën për diell, dhuratë nga pushteti lokal, ku billborde me pamje perverse striptize, e ftojnë miletin në një klub nate me këtë lloj specialiteti të ndyrë.

sr.2

Pra, nuk janë postera të ngjitura privatisht nëpër fasada, shtylla a trungje pemësh, por billoborde gjigande, që, për nga përmasat dhe ajo çka reklamojnë pacipësisht, ta godasin fort, të sfidojnë, të dhunojnë, të poshtërojnë, jo thjesht nëpërmjet atye pamjeve të këllirta, po dhe nga papërgjegjshmëria ekstreme e atyre njerëzve me pozita vendimmarrëse  në qeverisjen lokale, që i kanë dhënë viston pranisë së tyre me përmbajtje perverse në hyrje e më pas në zemër të qytetit, pa marrë parasysh as gratë në tyre në rastin kur janë burra, as burrat e tyre në rastin ku janë gra, as fëmijët e tyre, nënat, baballarët e tyre, e as komunitetin në përgjithësi.

Edhe në mos ekzistofshin rregulla me referencë ligjore për (mos)praninë e reklamave të tilla në ambjente publike, një etikë normale njerëzore mund të shërbejë si një vetëfrenim në rastet kur merret një vendim a hidhet një firmë.

Dhe ky nuk është thjesht rasti kur i thua një të keqeje “jo”, por dhe kur themelon një standart të ri përgjegjshmërie në drejtimin e punëve të një qyteti. /tesheshi.com/

 

Artikulli paraprakDeputetët izraelitë kanë miratuar ligj për dënimin e fëmijëve palestinezët nga 12 vjeç e lart
Artikulli vijuesSiri – nuk janë zogj, por bomba që hidhen mbi civilët nga ‎Rusia‬ (FOTO)