Turqi, vrimë misterioze 70 metra e thellë në një plantacion misri

Një vrimë misterioze dhe e frikshme me diametër prej 10 metrash dhe thellësi afër 70 metra, u shfaq në një plantacion të misrit në Karapinar, jo shumë larg nga Konya e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Mehmet Biltekin, banor i fshatit Gullukuyu, pronar i plantacionit ku është shfaqur vrima, pretendon se për këtë rast e kanë njoftuar fqinjët.
 
“Fqinjët thonë se kanë dëgjuar momentet kur ndodhur zhvendosje dhe krijimin e vrimës së madhe. Nuk dimë se çfarë të bëjmë, jemi shumë të shqetësuar dhe kemi frikë”, thotë Biltekin, duke shtuar se është fat i madh që askush në ato momente nuk ishte në plantacion.
 
Edhe në fshatin e afërt, Cayircukur në janar ishte shfaqur një vrimë e njëjtë me diametër tre metra dhe thellësi prej 10 metrash.
Artikulli paraprakBan Ki-moon: Dënimi me vdekje i Mursit, shqetësim serioz
Artikulli vijuesSuedi, vjedhësi i telefonit bën selfie, identifikohet pasi publikohet automatikisht në Facebook