Shumë universitete në Gjermani janë duke i mbyllur dhomat për lutje, sepse në to muslimanët i ndajnë meshkujt dhe femrat, njofton Spiegel.
Kështu, Universiteti Teknik në Dortmund e ka mbyll ‘dhomën e qetësisë, siç quhen dhomat ku nxënësit nga të gjitha grupet fetare kryejnë lutjet e tyre, për shkak se studentët muslimanë me anë të perdeve i ndajnë meshkujt nga femrat. Prandaj nxënësit tjerë kanë filluan t’i shmangin ato dhoma.
‘Dhoma e paqes’, ku studentët luten, ekziston në shumë universitete në gjithë Gjermaninë, tek disa ky koncept funksionin, por tek disa jo.
Edhe në Universitetin e Hannoverit kanë probleme me ‘dhomën e qetësisë’ për shkak se studentët muslimanë poashtu kërkojnë që meshkujt dhe femrat të janë të ndarë, por deri më tani, Këshilli Konsultativ i Universitetit ka gjetur gjithmonë një zgjidhje, thotë Hans Bickes, i ngarkuar me çështjet fetare në universitet.
Në Universitetin e Paderbornit rregullat e ndryshme, të cilat janë përcaktuar nga universiteti, mundësojnë që jeta fetare e studentëve të jetë mjaft normale dhe nuk ka probleme, ka thënë një zëdhënës i universitetit.
Në Universitetin Teknik të Berlinit deri më tani ka ekzistuar ‘dhoma e paqes’, por nga muaji mars ajo nuk do të ekzistoj më, për shkak se institucioni dëshiron të ndajë fenë dhe arsimin-shkencën, thotë zëdhënësja universitetit Stefanie Terp.
Ajo shtoi se nga muaji mars, studentët muslimanë lutjet e tyre duhet t’i kryejnë në xhamitë përreth.
Në Këln, është duke u ndërtuar ‘dhoma e paqes’. Deri më tani studentët janë detyruar t’i shfrytëzojnë podrumet e universitet.
Në Universitetin e Bochumit ka ndodhur një rast, ku është nevojitur ndërhyrja policore, sepse studenti Sami A., mbante takime të fshehta në ‘dhomën e qetësisë’. Por, “Që atëherë, nuk probleme”, thotë zëdhënësi universitetit Detlef Bremkens./islamgjakova/