Vazhdojnë punimet pa leje në kishën ortodokse, Policia dhe KFOR-i vëzhgojnë [foto]

Edhe sot në ambientet e kishës ortodokse serbe në kampusin Universitar kanë vazhduar punimet për atë që serbët e quajnë “funksionalizim të kishës”.

Këto punime të udhëhequra nga priftërinj e vullnetarë nga komuna fqinje e Prishtinës, Graçanica, janë bërë pa lejen përkatëse të institucioneve të kryeqytetit e të vendit.

Burimet e Koha.net marrin vesh se te kisha kanë dalë anëtarët e Inspeksionit ndërtimor të Prishtinës. Të pranishëm janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Deri më tash nuk ka ndodhur asnjë incident.

Nga larg dhe nën hije situatën po e vëzhgojnë pjesëtarët e KFOR-it.

Kisha në kampusin Universitar është ndërtuar në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe ajo nga shqiptarët është simbol i një periudhe shtypëse të regjimit të Beogradit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Artikulli paraprakKadri Veseli: Nuk falem e kam zemrën e mirë
Artikulli vijuesKomuna e Prishtinës i ndalë punimet në Kishën Serbe