Ministria e punëve të brendshme e publikoi një video pas aksionit policor të realizuar sot në Shkup dhe në Tetovë si vazhdimësi e rastit “Celula 2”.
Ashtu si publikuam deri më tani, MPB-ja realizoi një aksion të madh si vazhdimësi e operacionit “Celula” ku u arrestuan katër persona, tre nga Shkupi dhe një nga Tetova.
Kundër shtatë personave është drejtuar aksioni i MPB-së herët në mëngjes, që u realizua në territorin e Shkupit dhe Tetovës, dhe ku qëllimi kryesor ishin persona të dyshuar për terrorizëm, gjegjësisht ish përfaqësues të ISIS. Katër prej tyre janë arrestuar ndërsa tre të tjerë po kërkohen.
Ashtu si informuan nga Prokuroria Themelore Publike, prokurori kompetent ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimit për shtatë persona, përfaqësues të ISIS. Të dyshuarve i ngarkohet vepra penale organizim terrorist.
Prokurori publik duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup ka propozuar që të dyshuarve t`i përcaktohet masa e paraburgimit.
Gjatë aksionit janë kryer 7 kontrolle prej të cilave 6 në Shkup dhe 1 në Tetovë te gjashtë persona.
Gjatë kontrollit janë arrestuar katër persona edhe atë: Bunjamin Gashi Faruk Izeiri dhe Ergin Useini nga Shkupi si dhe Mustafa Memeti nga Tetova.
Tre persona nuk janë të pranueshëm për policinë, prej të cilëve dy persona : Sefet Ramadani nga Shkupi dhe Sulejman Idrizi nga Kumanova për të cilët ekzistojnë njohuri operative se gjenden në Siri, ndërsa për personin Burhan Seferi nga fshati Haraçinë ekzistojnë njohuri operative se gjendet në territorin e qytetit të Shkupit.