Policia e Vlorës ka asgjësuar 42 parcela me rreth 6.000 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Oshtimë dhe Treblovë, të kultivuara në zonat e pyllëzuara të këtyre fshatrave, toka pa pronarë.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegës me zjarr. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.