ZGJEDHJET NË EGJIPT, PARTITË POLITIKE TË SHQETËSUARA PËR NJË GRUSHT SHTETI USHTARAK

Vazhdon procesi i votimit në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Egjipt. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve në një vend si Egjipti, që po kalon një transicion plot dhimbje drejt demokracisë, do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këshillit ushtarak në pushtet.

Egjiptianët iu drejtuan për të dytën herë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit.

Në këto zgjedhje, turi i parë i të cilave u mbajt gjatë muajit të kaluar, janë në garë përballë njëri-tjetrit Muhamed Mursi, kandidat i Vëllezërve Myslimanë, dhe Ahmed Shafik, kryeministri i fundit i periudhës së Husni Mubarakut.

Procesi i votimit filloi dje dhe do të mbyllet sot në orën 19:00.

Në Egjipt, Gjykata Kushtetuese e të cilit vendosi të shpërndajë parlamentin, zgjedhjet po kalojnë në një atmosferë të tensionuar.

Shumica e partive politike egjiptiane vendimin në fjalë e cilësuan si “grusht shteti” dhe u shprehën thellësisht të shqetësuara për mundësinë që ushtria të marrë sërish në organin ligjvënës.

Dhe në fakt shpërndarja e parlamentit të formuar nga vullneti i popullit vetëm shtatë muaj pas zgjedhjes së tij, solli me vete pretendimin se po bëhen përgatitje për një grusht shteti ushtarak.

Mbrëmë Këshilli i Lartë Ushtarak i Egjiptit njoftoi se do ta zbatonte me rigorozitet vendimin e sipërcituar, gjë kjo që i përshkallëzoi akoma më shumë shqetësimet e popullit dhe të partive politike.

Nëse Vëllezërit Myslimanë, të cilët përmendën faktin se gjykatësit që morën vendimin në fjalë janë emëruar nga Husni Mubaraku, nuk e pranojnë atë (vendimin), atëherë në Egjipt mund të përjetohet një polarizim tepër serioz.

Kandidati i Vëllezërve Myslimanë, Muhamed Mursi pak ditë më parë kishte paralajmëruar që, në rast se në zgjedhje do të konstatohen parregullsi, atëherë do të fillojnë menjëherë një kryengritje me përmasa gjigande kundër manipuluesve./trt/kohaislame

Artikulli paraprakE turpshme, mungesa e ndihmës amerikane për Sirinë
Artikulli vijuesVeçoritë shëruese të lakrës