Policia e Zvicrës thotë se një sulmues me thikë ka shkaktuar zjarr në një tren dhe i ka therrë udhëtarët, me ç’rast 6 vetë janë janë dërguar në spital për shkak të plagëve.
I dyshuari për sulm, i përshkruar si shtetas i Zvicrës, i moshës 27 vjeçare, po ashtu, është dërguar në spital pas incidentit të djeshëm në kantonin verilindor, St. Gallen.
Në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeçar.
Disa prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje serioze shëndetësore.
Motivi i sulmit nuk është i njohur.
“Ne as nuk mundemi ta përjashtojmë e as ta konfirmojmë se ky ishte sulm terrorist”, tha një zëdhënës i policisë.
Gjatë muajve të fundit, vendet evropiane janë në gjendje alarmi të nivelit të lartë, pas një vargu të sulmeve të dhunshme, shpeshherë vdekjeprurëse, në disa shtete.