Zvicra publikon emrat e shtetasve të huaj, me llogari bankare në këtë vend, kush ka llogari nga funksionarët e Maqedonisë?

Zvicra filloi të publikojë emrat e shtetasve të huaj të cilët kanë llogari në bankat e atjeshme, për të cilat ekzistojnë dyshime se kanë kryer evazion fiskale. Përveç kësaj, me rekomandim të Parlamentit Evropian do të publikohen edhe pronarët e vërtet të kompanive që kanë llogari në bankat e Zvicrës.

“Pasi t’i shohësh kush janë ata që kanë llogari bankare, atëherë shihet nëse ato janë legale, dhe për çfarë janë të hapura. Te ne është e ndaluar që qytetarë të Maqedonisë të kenë të hapura llogari në shtete të tjera… nuk është e ndaluar për kompani të kenë llogari në shtete të tjera. Por, krahas kësaj mase, më 21 maj, Parlamenti Evropian miratoi një direktivë të re që imponon obligim për shtetet anëtare të BE-së që t’i publikojnë pronarët e vërtetë të kompanive që janë hapur në ato shtete, dhe regjistrat e pronarëve të vërtetë të bëhen publike, sepse shpeshherë ndodh që kompanitë të hapen me emra personash të tjerë”, deklaroi Sllagjana Taseva, Transparency International – Maqedoni.

Sipas një analize të Dojçe Veles, kriza politike në Maqedoni ngriti shqetësimet se kjo periudhë kritike do të shfrytëzohet që elitat politike dhe afariste t’i nxjerrin paratë jashtë vendit dhe t’i dërgojnë në destinacione të tjera.

“Spekulime të mëdha u ngritën nga lajmi i aterrimit të detyruar që bëri aeroplani qeveritar në Cyrih. Ky rast mjaftonte për spekulime tek shumica e opinionit, se nuk bëhej fjalë për probleme teknike, por ndoshta ai i kontrolleve për para në llogaritë zvicerane. Deklarata e djeshme e autoriteteve nga Maqedonia ku sqarohej arsyeja e vërtetë për kontrollin teknik të aeroplanit, nuk i uli spekulimet në mesin e qytetarëve” – thuhet në analizën e Dojçe Veles në gjuhën maqedonase.

Sipas Tasevas, kontestues është fakti që Maqedonia nuk ka një rregullativë ligjore efikase që t’i ndjekë transaksionet financiare të personave të eksponuar politik dhe kompanive që kanë lidhje me ato.

“Është shqetësuese që në ligjin për parandalim të pastrimit të parave, i miratuar në shator të vitit 2014, u përjashtuan sërish personat e eksponuar politikë. Ligji është shkruar në mënyrë të tillë që t’u referohet vetëm personave të huaj, vetëm kryetarëve dhe deputetëve të huaj, por jo edhe tanëve”, u shpreh Sllagjana Taseva, Transparency International – Maqedoni.

Në periudhën 2003-2012, nga Maqedonia janë nxjerrë ilegalisht 5,2 miliardë dollarë. Mesatarisht, cdo vit dalin nga 521 milionë dollarë. Shifrat u bënë të ditura edhe nga një studim që bëri një vit më parë, “Global Financial Integrity”. Të dhënat tregojnë se më shumti, para janë nxjerrë në vitin 2008, konkretisht 928 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2011, 852 milionë dollarë.

Studimi

Artikulli paraprakJa shtetet që kanë ndihmuar më së shumti Gazën
Artikulli vijuesVdiq edhe një 16 vjeçar i Afganistanit në hekurudhat e Maqedonisë