109 ushtarë rusë të vrarë në Siri që nga fillimi i sulmeve

Rusia ka ndihmuar me vendosmëri regjimin e Bashar al-Asadit që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011 e deri më tani. Krahas ndihmës me sulmet ajrore ajo ka ndihmuar edhe me trupa tokësore.

Rusia e cila prej 30 shtatorit ka filluar ofensivën ajrore në krah të regjimit të Asadit doli në pah se deri më tani ka humbur 109 ushtarë. Rusia ka ndihmuar me vendosmëri regjimin e Bashar al-Asadit që prej fillimit të konfliktit në vitin 2011 e deri më tani. Krahas ndihmës me sulmet ajrore ajo ka ndihmuar edhe me trupa tokësore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka arritur të marrë nga burime të afërta me regjimin e Asadit ushtarët rus kanë marrë pjesë si drejtues të operacioneve tokësore të ushtrisë së Asadit. Burimet theksojnë se krahas kësaj edhe forcat speciale here pas here marrin pjesë në operacione të ndryshme përkrah me forcat e regjimit.

Ushtarët rus në Siri ndodhen në Xhurin të Latakias, në rajonet Salma, Rabia dhe Himejmim. Krahas tyre prania e ushtarëve rus është edhe në Damask, Hama, Hums dhe Haseke, vende në të cilat ka ekipe specialistësh për avionët dhe raketat.

Rusia ka dërguar disa forca shtesë edhe në aeroportin ndërkombëtar të Kamëshllë-s i cili ndodhet në veri-perëndim të vendit. Komiteti i Koordinimit Rajonal Sirian më parë kishte deklaruar se në këtë vend janë dërguar 100 ushtarë rus.

Sipas informacioneve që gazetari i AA ka marrë nga burime të afërta me regjimin thuhet se që nga 30 shtatori i vitit të kaluar e deri më tani Rusia ka humbur 109 ushtarë të saj në luftime të ndryshme në Siri. Sipas informacioneve thuhet se një pjesë e tyre kanë humbur jetën gjatë betejave në vijën e frontit, ndërsa disa të tjerë kanë hubmur jetën gjatë trasportimit të tyre në vende të ndryshme si dhe në goditjen e helikopterëve të tyre.

– Ndihma e Rusisë nuk solli ndonjë konkluzion –

Opozitarët vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre në terren edhe pse Rusia ka ndihmuar me armë të rënda regjimin në luftën kundër tyre.

Sipas një raporti të qendrës kërkimore HIS Jane i cili mban datën 11 janar, me qendër në Londër thuhet se edhe pse regjimi prej katër muajsh ndihmohet nga ajri nga Rusia nuk ka arritur të marrë më shumë se 1.3 përqind të territorit në kontroll. Ndërkohë një nga rajonet e përmendura si të marra në kontroll nga regjimi gjatë kësaj kohe citohet edhe mali i Turkmenëve.

Vilajeti i Halepit ndodhet ende nën komandën e opozitarëve edhe pse ka humbur një pjesë të territorit. Regjimi akoma nuk ka mundur të gjejë mundësinë e deportimit në veri të Halepit.

Ndërkohë opozitarët ruajtën pozicionet e tyre të marra një vit më parë në Idlib. Regjimi nuk ka arritur të përparojë në Hama dhe Hums. Nga ana tjetër opozitarët kanë ruajtur pozicionet e tyre në Gutën Lindore pranë Damaskut edhe pse kjo zone prej kohësh ndodhet nën bombardime të fuqishme të regjimit.

Forcat opozitare pas fillimit të sulmeve të Rusisë kanë arritur të marrin kontrollin e disa pikave të rëndësishme. Ndër pikat e rëndësishme të marra nën kontroll nga opozitarët mund të përmenden, Atshan dhe Kefer në Hama, Fshati Nabude si dhe qyteza e Morik-ut.

(AA)

Artikulli paraprakFranca do ta njohë Palestinën, nëse Izraeli pengon bisedimet e paqes
Artikulli vijuesMbulohen statujat e zhveshura në Romë, hatri i presidentit iranian