Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit – Sirisë (SHIISH) thuhet se janë tërhequr jashtë një qyteti kryesor turkmen sirian.
Qyteti Bajirbuxhak kishte qenë nën kontrollin e tyre që nga viti i kaluar. Ky grup shpesh ka pasur konfikte me grupet tjera rivale të opozitës. Ata shumë herë kanë sulmuar Ushtrinë e Lirë siriane si dhe grupin Nusra dhe Frontin Islamik duke rezultuar në vdekje nga të dyja anët.
I vetshpalluri “Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit (SHIISH), një ish fraksion i dalur nga organizata “Shteti Islamik i Irakut”, ka luftuar që nga fillimi i vitit, duke vrarë mbi 3,000 njerëz kryesisht qytetar te pafajshem dhe ushtar te grupeve opozitare, dhe duke minuar revoltën kundër presidentit Bashar al-Asad. Ky grup i shërbeu Bashar Asadit duke krijuar konfrontim të brendshem mes Opozitës Siriane.
Të premten, ISIS- i cili armiqësoj shumë luftëtarë duke marrë teritore dhe vrarë komandantët rivalë- përfunduan tërheqjen nga krahinat Idlib dhe Latkia duke lëvizur forcat e tyre në drejtim të krahinës lindore Raka dhe në rrethinat lindore të qytetit verior Halep, kanë thënë aktivistët.
SHIISH, i formuar kryesisht nga luftëtarë të huaj dhe me sfond Havarixh fillimisht u mirepriten nga shumë kush që nuk kishin njohuri mbi ta, duke shpresuar në një zbatim të dispozitave islame, por më vonë u pa se ata përfaqesojne një fraksion të njohur historikisht si Havarixh të cilët përjashtojnë prej islamit të tjerët dhe i vrasin, duke i gjykuar për pabesim e mëkatar.
Drejtori i Observatorit, Rami Abdulrahman ka thënë se ISIS ishte dobësuar nga përleshjet dhe dezertimet në zonat në të cilat ishte tërhequr, por ende kishte kontrollin mbi provincën Raka dhe shumë burime për të shfrytëzuar./mesazhi/
You Might also Like
Ban Ki Moon kritikon vazhdimin e procesit të ndërtimit të kolonive sioniste
Ban Ki Moon sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka kritikuar ashpër…
By
1 Min Read
Rusia po i afrohet Jemenit për të rifilluar "bashkëpunimin"
Gjatë bisedimeve me presidentin e Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi, Kreu i qeverisë ruse shprehu…
By
5 Min Read
Francë: Takim ndërkombëtar për Irakun dhe Sirinë
Autoritetet në Francë kanë njoftuar se në fillim të muajit të ardhshëm do të mbahet…
By
1 Min Read
Bombardime në Damask, Brahimi udhëton në Moskë
Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se aeroplanët luftarakë kanë bombarduar sot Damaskun, në ditën…
By
2 Min Read
Robert Fisk: Sabra dhe Shatila do të mbetet në kujtesën e kriminelëve që i shpëtuan dënimit
Gazetari i njohur britanik, Robert Fisk, në një artikull ka folur rreth masakrës në Sabra…
By
1 Min Read
AI: Afganistan, të zhvendosurit në nevojë urgjente
Grupi i të drejtave tha sot në një deklaratë se shumica e atyre që kanë…
By
1 Min Read
