Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj sulmeve në Paris ka qenë i mbushur me islamofobi. “Hipokrizia e Perëndimit është e thjeshtë për t’u parë”, ka thënë ai në Ankara, në një konferencë për media me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. “Ne, si myslimanë, kurrë nuk kemi mbajtur anën e terrorizmit, kurrë nuk kemi mbajtur anën e masakrave. Ajo çfarë qëndron pas këtyre masakrave, është racizëm, gjuhë e urrejtjes, islamofobi”, ka thënë Erdogan. Kryeministr i Izraelit, Benjamin Netanyahu, një shënjestër e rregullt e kritikave të Erdoganit, është kritikuar po ashtu për pjesëmarrjen në një marshim të unitetit të Paris, më 11 janar. “Unë pyes se çfarë bën ky person, i cili kryen terrorizëm shtetëror, duke masakruar 2,500 njerëz në Gaza”, ka thënë Erdogan. Ai po ashtu ka thënë se sulmet në Francë, që kanë vrarë 17 persona, kanë qenë dështim i forcave franceze të sigurisë, sepse të dyshuarit kanë shërbyer së fundi dënime me burg.
You Might also Like
Erdogani inauguron Qendrën Fetare Amerikane dhe xhaminë e vetme në SHBA me dy minare
Presidenti turk ka inauguruar në Meriland Qendrën Fetare Amerikane, e bashkë me të më të…
By
1 Min Read
HRW kundër bombave kasetore në Siri
Human Rights Watch ka akuzuar forcat ajrore siriane se po përdorin bomba kasetore kundër…
By
1 Min Read
Përmes albumit panoramik paraqet ndryshimin e Mekës në një dekadë
Fotografi turk, Orhan Durgut ka bërë një galeri të fotografive panoramike të qytetit saudit Mekës,…
By
1 Min Read
Tre dibranët e dënuar në SHBA për terrorizëm janë të pafajshëm?
Një dokumentar dhe një reportazh, i botuar së fundi nga “The Intercept”, siç transmeton Illyria,…
By
5 Min Read
Karikaturisti shqiptar i Profetit i mbushur me urrejtje ndaj Muslimanëve!
Ka pushtuar të gjitha portalet shqiptare lajmi se fituesi i konkursit për karikaturën më të…
By
2 Min Read
NYT: CIA sulmon në Jemen nga baza saudite
Agjencia amerikane Qendrore e Inteligjencës (CIA) e ka përdorur një bazë të largët në Arabinë…
By
1 Min Read
