Bisedimet në mes të Greqisë dhe ministrave të financave të Eurozonës, përkitazi me borxhin e Greqisë ndaj BE-së, janë ndërprerë të hënën ngase Athina e ka refuzuar propozimin e BE-së për zgjatje gjashtë mujore të pakos ndërkombëtare.
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, tha se Athina, edhe përkundër ndërprerjes së bisedimeve, është e gatshme për të bërë gjithçka që duhet për arritjen e një marrëveshje.
Qeveria e re në Greqi premtoi se do ta shlyej borxhin prej 240 miliardë eurosh.
Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, në cilësinë e kryesuesit të takimit, tha se Athina e ka afatin deri më 20 shkurt, kohë deri në të cilën mund të kërkoj shtyrjen e afatit për kthimin e borxheve, përndryshe sipas tij, një çështje e tillë do të duhej të përfundonte deri në fund të muajit.
Në lidhje me këtë çështje, Banka Qendrore Evropiane, pritet të diskutoj të mërkurën.