Presidenti turk, Recep Taip Erdogan u ëshë rikthyer deklaratave të drejtpërdrejta ndaj Shteteve të Bashkuara në lidhje me qëndrimin e mbajtur prej tyre ndaj grupeve rebele kurde që luftojnë në Siri.
Gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të mërkurë në Ankara, presidenti turk akuzoi Uashingtonin për “lojë të dyfishtë”.
“Jeni me ne apo me organizatat terroriste PYD dhe YPG?”, pyet Erdogan.
Që të dyja këto grupe rebele kurde mbështeten nga Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ISIS-it, por Ankaraja i cilëson si grupe terroriste, derivate të Partisë Popullore të Kurdistanit, e shpallur organizatë terroriste në Turqi.
“A ka ndonjë ndryshim mes PKK dhe PYD? A ka ndonjë ndryshim mes PKK dhe YPG? Ne kemi prova, fakte dhe u kemi thënë amerikanëve që janë grupe terroriste. Por amerikanët na kundërshtojnë dhe na thonë; Jo! Ne nuk i konsiderojmë grupe terroriste”, shton Erdogan.
Presidenti turk shkon deri atje sa të cilësojë këtë si arsyen kryesore që rajoni është shndërruar në një “pellg gjaku”.
Këto deklarata të Erdogan mbërrijnë në një moment kur presioni ndaj Ankarasë për të lejuar që të hyjnë në tokën e saj 35 mijë sirianë të zhvendosur kryesisht nga qyteti i Aleppo-s, ose më mirë nga ajo që ka mbetur nga ky qytet, si pasojë e ofensivës së forcave qeveritare të Bashar al-Assad, milicitë e mbështetura nga Irani dhe bombardimet ajrore ruse./ Top Channel
You Might also Like
Amnesty International: Rusia fajtore për krime lufte në Siri
Grupi për të drejtat njerëzore, Amnesty International, sapo ka sugjeruar që Rusia është fajtore për…
By
Redaksia
2 Min Read
Ankara – Hapet Qendra Kulturore Shqiptare
Me një ceremoni zyrtare organizuar në Ankara është hapur Qendra e parë Kulturore Shqiptare në…
By
Redaksia
3 Min Read
Arabi Saudite: Mbreti, dënon princin që nënçmoi komentatorin
Princit Mamdouh bin Abdul Rrahman i është ndaluar hyrja në stadiumet sportive në Mbretërinë e Arabisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Norvegji, shqetësime ngase muslimanët po përhapen me të madhe
“Norvegjia është në luftë, dhe në rrugën drejt Ballkanizimit”, ka deklaruar Tore Tvedt, themeluesi i…
By
Redaksia
1 Min Read
Përdhunon motrën 7 vjeçare, gjykata e lejon të kthehet në shtëpi
Angli, 3 mars 2014. 12 vjeçari që përdhunoi motrën e tij 7 vjeçare, pasi pa…
By
Redaksia
1 Min Read
Normalizimi i Islamofobisë
Saga e Ahmed Mohamed-it, 15 vjeçarit amerikan që kishte shpikur një orë dhe e kishte…
By
Redaksia
8 Min Read
