Shumica e organizatave përdorin Islamin për të realizuar aktivitetet e tyre të përgjakshme dhe nihiliste, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, transmeton Anadolu Agency (AA).
Earnest në konferencën e rregullt ditore për shtyp iu referua sulmit të armatosur mbrëmjen e së shtunës në klubin e natës në Orlando të Floridas. Në sulm, përfshirë edhe sulmuesin janë vrarë 50 persona.
Duke pasur parasysh se sulmuesi Omar Mateen më parë kishte shfaqur pikëpamjet e tij radikale përmes rrjeteve sociale, i pyetur nëse sulmi mund të karakterizohet si akt i “terrorizmit radikal islamik”, Earnest, tha se FBI-ja është duke punuar në përcaktimin e përfshirjes së organizatave të caktuara terroriste në këtë sulm.
“Shumë organizata përdorin fenë. Realiteti është se shumica e këtyre organizatave përdorin Islamin për të realizuar aktivitetet e tyre të përgjakshme dhe nihiliste. Këtë në disa raste e ka theksuar edhe presidenti Obama”, u shpreh ai.
Sipas Earnest, organizatat po përdorin Islamin si një mbulesë për të paraqitur veten si udhëheqës fetarë të cilët janë duke luftuar kundër SHBA-së.
You Might also Like
Komercializohet edhe arsimi…
Sistemi i arsimit është bërë arenë e korrupsionit dhe paaftësisë profesionale, konsiderojnë njohës të kësaj…
By
4 Min Read
Tërhiqen “trimat”, filloi vendosja e Kryqit në Butel
Funksionarët e BDI-së dhe simpatizantët e tyre në numër prej rreth 200 persona që ishin…
By
1 Min Read
Çeki, arrestohet imituesi i Breivik
Një person i dyshuar se po përgatiste sulme të ngjashme me ato në Norvegji, të…
By
2 Min Read
Preshevë, lind foshnja 7.8 kg. E emërtojnë me emrin Erdogan
Preshevë, 15 gusht - Lind foshja e parë pas puçit në Turqi. Sipas mjekeve të…
By
3 Min Read
Myslimanët e Ruhingias kërkojnë prezencën e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Mianmar
Aktivistët politikë myslimanë të Ruhingias kanë kërkuar prezencën e vëzhguesve ndërkombëtar dhe forcave paqeruajtëse të…
By
2 Min Read
Situata tragjike në Gaza
Në Gaza, çdo ditë po varrosen trupat e pajetë të atyre që kanë humbur jetën…
By
2 Min Read
