7 Shprehi produktive shpirtërore për t’i zhvilluar

 

Ju duhet të synoni ti shndërroni 7 aktivitetet Produktive shpirtërore në shprehi tuajat, në mënyrë që me shpresë do të vazhdoni të përfitoni prej tyre gjatë gjithë jetës suaj. Unë i konsideroj këto aktivitete si të pandara nga njëra tjetra sa i përket çdo Muslimani Produktiv. Ti zhvilloni ato si shprehi është esenca e nisjes për në udhëtimin drejt dashurisë së Allahut (Subhanehu ue te‟ala) dhe drejt ngritjes së vazhdueshme të imanit tuaj, inshAllah:

1) Fali Namazet sunnet para dhe/ose pas Namazeve obligative:

E di që është më e lehtë që vetëm ti falësh namazet e obligueshme dhe të vraposh jashtë xhamisë! Megjithatë, kur ti kuptojmë shpërblimet që i humbim me mosfaljen e këtyre namazeve sunnet, nuk do ti lëmë më ato.

Gjatë viteve kam mësuar se ekziston vetëm NJË mënyrë e detyrimit të vetvetes për faljen e këtyre namazeve sunnet në vazhdimësi: Kyçu në shprehinë e faljes së tyre! Së shpejti ato do të bëhen pjesë dhe parcelë e namazit tënd dhe namazi yt do të ndihet i pakompletuar pa kryerjen e këtyre veprave.

2) Përkujtimi i Allahut pas namazit:

Sërish, është e lehtë të ngutemi drejt daljes nga xhamia për shkak të jetesës sonë të ngarkuar; por, le të bëhemi të sinqertë, sa kohë na merr thënia e duave pas namazit? (Përgjigja: 5-7 minuta!). Nëse nuk jeni të sigurt se në çfarë po aludoj, ju mund ti gjeni vetë duatë tek libërthi “Mburoja e Muslimanit”.

Ditëve të sotme ju mund të gjeni laptopë xhepi ose aplikacione telefoni që i përmbajnë këto dua. Kyçu në shprehinë e recitimit të tyre çdo ditë pas çdo namazi për ta pasuruar të përjetuarit e namazit.

3) Përkujtimi i Allahut mëngjes/mbrëmje

Hapi i dytë përfshihet gjithashtu në këtë shprehi. Ekziston një përmbledhje e bukur e duave/përkujtimit të Allahut nga sunneti i të dërguarit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të cilat i thoshte para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit.

Ato janë me të vërtetë larguese të stresit dhe përforcuese të energjisë, të cilat nuk dështojnë asnjëherë ti shndërrojnë ditët dhe netët e mia në të bekuara.
Edhe këto dua mund ti gjeni në “Mburojën e Muslimanit.”

4) Namazi i natës:

Elhamdulilah, gjatë Ramazanit ne kemi Taravitë e mrekullueshme për ti falur. Megjithatë, jashtë Ramazanit ka shumë raste të volitshme që ende të mbahet shpërblimi i namazit të natës. Nëse je i ri në namazin e natës (Tehexhud) apo nuk e falë atë vazhdimisht gjatë vitit, sigurohu të provosh që ti falësh namazet për çdo natë me xhematë në xhami(posaçërisht vëllezërit), dhe vendosja vetvetes ligjin e “s‟kaarsyetim”-it.

Zhvilloje shprehinë e të falurit të Tehexhudit dhe të vazhdimit të faljes së këtij namazi për 30 ditë rresht; kjo do të vendosë në një rrugë më të mirë për të vazhduar me namaz nate përgjatë tërë vitit inshAllah.

5) Namazi i Duhasë:

Ky është top sekreti i Muslimanit Produktiv për të pasur një ditë produktive: 2 rekate të cilat njihen si namazi i Duhasë, të cilat mund ti falni në çdo kohë pas lindjes së diellit e deri para se dielli të arrijë zenitin e tij (rreth 30 minuta para drekës).

Shpërblimi për këtë namaz është i njëjtë me dhënien e lëmoshës për çdo kockë të trupit tënd, ndërsa energjia dhe lëvizshmëria që do ta ndjesh gjatë ditës është e mrekullueshme.

6) Lutjet para se të flesh:

Ju vetëm se keni pasur një ditë të gjatë dhe je shumë i lodhur. Ti arrin në shtratin tënd dhe dëshiron të hidhesh në jastëk… por … prit! Para se ta bësh këtë, a mund t‟ia ndash vetes tënde vetëm edhe 10 minuta më shumë për ti lexuar lutjet para se të flesh? Kjo është e tëra.

Provoi këto dhe gjeje veten tënde duke përjetuar gjumin më të këndshëm që ke bërë ndonjëherë dhe zgjimin e lehtë për namazin e Sabahut, inshAllah.

7) Recitimi i Kuranit nga një orë për çdo ditë:

Vërejtje: Unë po them lexo Kuran një orë për çdo ditë dhe jo një xhuz ose një sure. Sasia e Kuranit që ti e lexon nuk është aq e rëndësishme sa është kualiteti i kuptimit tënd.

Nëse ti kalon një orë duke recituar një ajet mirëpo plotësisht e kupton atë, është më e rëndësishme dhe më fitimprurëse sesa leximi i një sasie të madhe të Kuranit meshpejtësi marramendëse përderisa nuk e kupton asnjë fjalë.

Pra ja ku jemi, 7 shprehi shpirtërore produktive që mund ti zhvillosh përgjatë vitit duke filluar që nga SOT

Perkthimi i muslimanit prooduktiv

productivemuslim/motraime

Artikulli paraprakAi momenti kur një fëmijë mëson se Babagjyshi nuk ekziston
Artikulli vijuesKlienti blen çorapet dhe gjen brenda letrën e një kinezi të torturuar që kërkon ndihmë