Kur është fjala për kamionët, mendimi i parë na shkon tek Volvo. Pas kamionit të saj të shpejtë, tani është koha të shikojmë të ardhmen e afërt.
Nëse pyesni Volvon, teknologjia hibride është çelësi i suksesit në çdo formë të automjeteve për të gjitha terrenet, por edhe tek kamionët. Harrojini kamionët e zhurmshëm dhe me erë të keqe duke lënë prapa një re tymi, dhe në rrugë duke krijuar shumë bllokime të trafikut.
Volvo Concept Truck, është kamioni i ardhshëm hibrid i Volvos, ku motori dizel do të ndihmohet nga ai elektrik. Jo vetëm kaq, falë teknologjisë së avancuar e parashikuar për sistemin e menaxhimit, në mënyrë autonome do të zgjedhë ngarkesën e sistemin të tërheqjes. Kjo nënkupton se motori dizel nuk do të ketë nevojë të punojë në 30 për qind të kohës.
Duke përdorur të gjitha të dhënat në dispozicion, sistemi do të jetë në gjendje që deri në pesë kilometra të parashikojë paraprakisht ngarkesën optimale të sistemit të tërheqjes.
Nëse u shtohet aerodinamike e mirë, atëherë të gjithë kamionët në të ardhmen do të shpenzojnë deri në 30 për qind më pak karburant. Të paktën ata të Volvos.
Dhe kur është fjala për zhurmën, Volvo ka zgjidhje edhe për këtë. Ideja e tyre e re tek Volvo Concept Truck parasheh mundësinë e vozitjes në opsionin vetëm me motor elektrikë për dhjetë kilometra të plota. Pavarësisht rrethanave, kjo ide është me të vërtetë mbresëlënëse.