Video me 10 milionë shikime për shqipërinë publikohet nga Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën me publikimin e një video promovuese të Shqipërisë turistike, që ka shënuar deri tani mbi 10 milionë shikime në mbarë botën.

Postimi i Ramës në Facebook:

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë video promovuese të Shqipërisë turisitike, që ka shënuar deri tani mbi 10 milionë shikime ne mbarë botën, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Shqipëria është plot me vende magjike, që nga qyteti i Gjirokastrës, Syri i Kaltër, Liqeni i Shkodrës, Ksamili, Butrinit, Thethi dhe akoma më shumë. /Telegrafi/

 

 

Artikulli paraprakGjest i bukur, Juniku ushqen kafshët e egra
Artikulli vijuesPrinci saudit tregon burgun e “tmershëm” se ku ishte mbajtur (Video)