Nokia Lumia 920 – Përshtypjet e para

Lumia 920 është përfaqësuesi kryesor i Nokia-s në betejën për tregun e smartphone-ve. Lumia 920 është një smartphone me Windows Phone 8, ka një dizajn atraktiv, dhe mund ta bleni në ngjyra te ndryshme.

Karakterizohet me një kamerë 8.7 megapixel me stabilizues, mbushje baterie pa kabllo e ashtuquajtur “inductive charging”, NFC, procesorë dual-core dhe mundësi për 4G. Ne videon më poshtë mund të shikoni përshtypjet tona të para për ketë smartphone.

5 karakteristika kryesore të Nokia Lumia 920 janë:

Dizajni

Kjo pajisje në duart tuaja duket dhe ndjehet e mahnitshme. Shumë shpejt mësoheni me madhësinë e tij, gjithashtu me opsionet që ka, dhe që janë të shpjeguara në video.

Ekrani

Arsyet kryesore që ju bën ta duani ketë smartphone është pikërisht kualiteti i ekranit, jo për shkak të madhësisë së tij por për shkak të shkëlqimit dhe reagimit të shpejt.

Performanca

Sistemi Operativ Windows Phone 8 në vete është i shkëlqyeshëm mirëpo dinak, që do të thotë se procesori dual-core që posedon është i mjaftueshëm për të gjitha operacionet apo veprimet që bëhen nga lojërat deri tek video HD-të.

Mbushja pa kabllo

Për këtë teknologji mendojmë së Lumia 820 do të na bëj te harrojmë përdorimin e kabllove siç kemi përdorur deri me tani.

Kamera

8 megapixel me teknologji PureView, që përmban lente lundruese që janë projektuar për të fokusuar stabilizimin e imazhit mahnitës për foto dhe video, posedon inçizim të plotë HD në 1080p. |ameble|

Artikulli paraprak10 rregulla për t’i mbrojtur sytë nga kompjuteri
Artikulli vijuesSi ta shëndërroni telefonin tuaj në një shpërndarës interneti Wi-Fi