Arrestohen shtatë marinsa të Britanisë së Madhe

1 Min Read

Shtatë marinsa mbretëror janë arrestuar nën dyshimet për vrasje, lidhur me një incident të vitit të kaluar në Afganistan.

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe tha se incidenti nuk kishte përfshirë civilë, por kishte të bënte me një kryengritës.

Ministria njoftoi se shtatë persona u arrestuan mbrëmë nga Policia Ushtarake Mbretërore dhe se arrestimi i tyre nuk ka ndodhur në Afganistan.

Bëhet e ditur se me këtë rast do të merret sistemi ushtarak i drejtësisë./BS/kohaislame

Share This Article